FB

July 26, 2021 | 8:45

Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Mbajeni mend, ju keni forcë brenda vetes, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën

 

Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre na bën të ndihemi mirë, por ajo që ne vlerësojmë më shumë, është që të kemi njerëz pranë në të gjitha arritjet tona, të shohim buzëqeshjen tonë dhe krenarinë e tyre tek ne. E dëshirojmë këtë gjë, e duam këtë mirësi, por pa dashur harrojmë që jo të gjithë kënaqen dhe gëzohen me arritjet tona, buzëqeshjen dhe gëzimin.

 

klorinda-serani

Klorinda Serani, psikologe në terapinë ABA, trajnuar dhe certifikuar për punën me fëmijët, autore e librit “Këshillat e kthyera në përralla”

 

Këta pak njerëz që janë në të gjithë shoqërinë tonë të madhe, ulin motivimin tonë për të arrituar atë që duam. Gabimisht nuk marrim inciativa për ta mposhtur këtë “frikë” nga “dështimi” i inciativës që më pas të mos dëgjosh fjalët: – A të thashë? Më mirë mos kishe bërë gjë? Po, po, ti po ti…! vetëm disa shkronja dhe fjalë na bëjnë të shtangemi, të sprapsemi apo të mos marrim guximin e nisjes së dëshirës për të arritur diçka. Nuk duhet të bindemi ndaj këtyre fjalëve, por të marrim forcë, kurajo, që të kapim atë që duam. Të jemi të sigurt që kemi plot njerëz të tjerë pranë dhe që krenohen me ne. Gjithsecili duhet të ketë motivimin tek vetja dhe jo nga tjetri, duhet të falim motivim dhe të ndihemi të motivuar çdo ditë.

Të kemi një personalitet të plotësuar dhe inkurajues si për vete dhe për të tjerët që kanë nevojë për ne.

Personaliteti mund të motivohet si në nivelin e vetëdijshëm dhe atë të nënkuptuar. Synimet janë të lidhura me iniciativat, duke i shtyrë veprimit. Baza e sjelljes njerëzore është qëllimet, ata garantojnë lirinë e veprimit, duke folur më të vetëdijshëm për aktin e sjelljes. Si një provë e synimeve, motivet janë motive. Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona. Zgjidhja e vetme kush është?

Besimi, besimi tek vetja dhe puna për të arritur atë që duam. Lufto atë që do, ndihu krenar për veten dhe vlerëso njerëzit që ke pranë!

Duaje jetën dhe atë që ke arritur. Njerëzit që thonë se diçka nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresin ata që po e bëjnë atë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top