FB

June 15, 2024 | 7:10

Çdo grua ka brenda vetes një luftëtare, që nuk dorëzohet kurrë

Çdo grua ka brenda vetes një luftëtare, që nuk dorëzohet kurrë, që lufton me vështirësitë, që lufton për ëndrrat e veta, që ecën para me hapa të sigurtë, që nuk lejon të shembet përtokë prej goditjeve të fatit, dhe që nuk gjunjëzohet para vështirësive të jetës.

Një grua që ka brenda vetes një luftëtare është një grua që e di se përherë mund të mbështetet tek vetja, që i pranon anët e veta të errëta, që është e vetëdijshme për botën që e rrethon, që kuptohet, që nuk ka brenda vetes një ngjyrë të vetme, por një ylber.

Luftëtarja

Asnjë grua nuk duhet të heqë dorë nga vetja, sepse nuk ka luftëtar në botë që të shuajë dritën e saj. Shumë shpesh harrojmë të nderojmë luftën tonë dhe nënvlerësojmë përpjekjet tona.

E megjithatë, nëse ndalojmë dhe reflektojmë, kemi arsye të pafundme për të shastisur veten. Pikërisht për këtë arsye, nuk duhet t’i injorojmë interesat tona dhe gjithmonë duhet t’i dëgjojmë zërat tanë, për të treguar të vërtetën tonë.

Sepse nganjëherë e plagosim luftëtarin brenda nesh: kur nuk themi se çfarë mendojmë, kur e braktisim veten nga dhimbja, kur lëmë atë që na lëndon ose na zemëron, që të ketë më shumë pushtet mbi ne. A thua duam të dënojmë vetveten, sikur të ishte një hakmarrje e brendshme.

Për këtë, duhet ta lëmë shpirtin tonë prej luftëtareje dhe të largohemi nga njerëzit që përpiqen ta nënshtrojnë atë.

Kur të arrijmë të çlirohemi nga shumica e mbeturinave emocionale që errësojnë luftëtaren brenda nesh, do të ndihemi më në fund të pushtuara nga bukuria e dashurisë sonë, nga një energji rijetësuese, që do e bëjë shpirtin tonë të buzëqeshë.

Forca e ndjenjës femërore

Një grua nuk ka nevojë të kompletohet nga askush, thjesht mund t’i pëlqejë të ketë në krah dikë që e pranon për atë që është. Nëse ia del vetë, është një luftëtare e pagabueshme, me objektiva të pavarura, që nuk pranojnë nënshtrimin.

Për këtë arsye, forca e ndjenjës femërore kërkon të eleminojë më në fund barrierat dhe imponimet e një shoqërie, që ia ka dalë të sëmurë një pjesë të identitetit femëror.

Burimi bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top