Jemi të gjithë në një radhë. Në një linjë të padukshme që ecën ngadalë, pa kthim pas dhe pa asnjë mënyrë për ta shmangur. Askush nuk e di sa njerëz janë para nesh, apo sa hapa larg jemi nga fundi. Nuk ka mënyrë për të dalë jashtë kësaj radhe, jeta është ajo që është: një pritje e heshtur drejt së panjohurës.

Por ndërkohë që jemi këtu, duke pritur… kemi një mundësi. Një mundësi për ta jetuar këtë pritje në mënyrën më të bukur të mundshme. Ndaj, shijo momentet, edhe ato më të thjeshtat! Ato janë jeta vetë.
Bëj diferencën, qoftë edhe në një zemër të vetme! Bëje atë telefonatë që e ke shtyrë prej kohësh. Thuaji fjalët që duhen thënë, përpara se të bëhen vonë. Merr kohën tënde, nuk është garë.
Mos bëj askënd të ndjehet i padukshëm! Bëje zërin tënd të dëgjohet, por edhe zemrën tënde të kuptohet! Jep kuptim gjërave të vogla, aty fshihet e madhja!
Bëje dikë të buzëqeshë sot! Me një fjalë, një përqafim, një kujtim të sjellë papritur. Bëj ndryshimin që do të doje të shihje! Dhe, mbi të gjitha, bëje veten tënde një përparësi! Jo nga egoizmi, por nga dashuria.
Bëj dashuri! Grindu! Bëj paqe! Sepse të gjitha këto janë mënyra të ndryshme të të ndjerit gjallë.
Duaj! Dashuro, fort, pa frikë, pa masë!
Dhe sigurohu që ata që ke pranë ta dinë sa të rëndësishëm janë! Tregoju! Mos prit të të lexojnë mendjen apo zemrën!
Sepse, në fund, ajo që na vret nuk është fundi vetë, por pendesa për gjithçka që nuk bëmë.
Ndaj JETO! Me të gjitha ngjyrat, me të gjitha ndjenjat. Jeto, si të jetë hera e fundit… por me shpresën se nuk është!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

