Dëshmi

June 24, 2023 | 7:18

Çdo njeri duhet të kërcejë për gjithë jetën. Mos u bëj kërcimtar, por kërce! / Letra e fundit e Rudolf Nureyev, balerinit të famshëm që njihej si Mjellma me krahë

 

Nga admiruesit e tij ai përcaktohej si Mjellma me krahë në këmbë dhe nuk mund të përkufizohej ndryshe. Kjo është letra zemërthyese e Rudolf Nureyev, shkruar para se të vdiste.

v

Ishte era e lëkurës sime që ndryshonte, po përgatitej para mësimit, po ikte nga shkolla dhe pasi punoja në arë me babin sepse ishim dhjetë vëllezër, bënim dy kilometra për të arritur në shkollën e kërcimit. Nuk do të kisha qenë kurrë balerin, nuk mund ta përballoja këtë ëndërr, por ja ku isha, me këpucët e konsumuara në këmbë, me trupin tim që hapej ndaj muzikës, me frymën që më merrte mbi re. Ishte kuptimi që i jepte qenies sime, ishte të isha aty dhe t’i bënte muskujt fjalë dhe poezi, ishte era në krahët e mi, ishin djemtë e tjerë si unë, që ishin aty dhe ndoshta nuk do të kishin qenë balerinë, por këmbyem djersën, heshtjet, me vështirësi. Trembëdhjetë vjet studiova dhe punova, pa audicione, asgjë, sepse më duheshin krahët për të punuar në arë. Por nuk më interesonte: mësova të kërceja dhe vallëzoja sepse ishte e pamundur të mos e bëja, ishte e pamundur të mendoja se isha diku tjetër, të mos ndjeja tokën që transformohej nën shputat e mia, e pamundur të mos e humbja veten në muzikë, e pamundur të mos përdorja sytë për t’u parë në pasqyrë, për të provuar hapa të rinj. Çdo ditë zgjohesha me mendimin e momentit kur do të fusja këmbët brenda këpucëve dhe bëja gjithçka në pritje të atij çasti. Dhe kur isha aty, me erën e kamfurit, të drurit, të getave, isha shqiponja në çatinë e botës, isha poeti ndër poetë, isha kudo dhe isha gjithçka.

Më kujtohet një balerinë Elèna Vadislowa, një familje e pasur, e rregullt, e bukur. Ajo donte të kërcente po aq sa unë, por më vonë mësova se nuk e bëri. Ajo kërceu për të gjitha audicionet, për spektaklin final, për mësuesit që e shikonin, për të bërë homazhe për bukurinë e saj. U përgatit dy vjet për konkursin Djenko. Pritshmëritë ishin të gjitha mbi të. Dy vite në të cilat ajo sakrifikoi një pjesë të jetës së saj. Nuk e fitoi konkursin. Pushoi së kërcyeri, përgjithmonë. Ajo nuk e duroi humbjen. Ky ishte ndryshimi mes meje dhe asaj.

Kam kërcyer sepse ishte besimi im, nevoja ime, fjalët e mia që nuk i thashë, mundi im, varfëria ime, lotët e mi. Kam kërcyer sepse vetëm aty qenia ime ka thyer kufijtë e statusit tim shoqëror, drojën, turpin tim. Unë kërceja dhe isha me universin në duar dhe ndërsa isha në shkollë, studioja, lëroja arat në orën gjashtë të mëngjesit, mendja ime duronte se ishte e dehur me trupin që më kapte ajrin.

v3Isha i varfër dhe para meje parakaluan djem që performonin për gara, kishin rroba të reja, shkonin në udhëtime. Nuk e kam vuajtur, vuajtja ime do të ishte që të më pengonte të hyja në dhomë dhe të ndjeja djersën që më dilte nga poret e fytyrës. Vuajtja ime do të kishte qenë të mos isha aty, i rrethuar nga ajo poezi që vetëm sublimimi i artit mund të japë. Unë kam qenë piktor, poet, skulptor.

Balerini kryesor i spektaklit në fund të vitit u dëmtua. Unë isha i vetmi që njihja çdo lëvizje sepse thithja në heshtje çdo hap. Më bënë të vesh rrobat e tij, të reja, me shkëlqim dhe pas trembëdhjetë vjetësh më dhanë përgjegjësinë për të demonstruar. Asgjë nuk ishte ndryshe në ato momente që kërceja në skenë, isha si në sallë me rrobat e mia të hedhura. Isha unë, dhe performova, por për mua kishte rëndësi kërcimi. Duartrokitjet më arritën shumë larg. Në prapaskenë, gjithçka që doja të bëja, ishte të hiqja ato getat e pakëndshme, por më arritën komplimente nga të gjithë dhe më duhej të prisja. Gjumi im nuk ndryshonte nga netët e tjera. Kisha kërcyer dhe kushdo që më shikonte ishte vetëm një re e largët në horizont. Që nga ai moment jeta ime ndryshoi, por jo pasioni dhe nevoja ime për të kërcyer. Vazhdova ta ndihmoja babain në fusha edhe pse emri im ishte në buzët e të gjithëve. U bëra një nga yjet më të shndritshëm në kërcim.

Tani e di se do të më duhet të vdes, sepse kjo sëmundje nuk të fal, dhe trupi im është i bllokuar në një karrocë, gjaku nuk qarkullon, humbas peshë. Por e vetmja gjë që më shoqëron është vallëzimi im, liria ime për të qenë. Jam këtu, por kërcej me mendjen time, fluturoj përtej fjalëve dhe dhimbjes sime. Unë vallëzoj qenien time me pasurinë që e di se e kam dhe që do të më ndjekë kudo: atë për t’i dhënë vetes mundësinë për të ekzistuar mbi lodhjen dhe për të mësuar se nëse dikush ndihet i lodhur duke kërcyer dhe nëse ulet për përpjekje, nëse na vjen keq për këmbët tona të gjakosura, nëse ndjekim vetëm qëllimin dhe nuk kuptojmë kënaqësinë e plotë dhe unike të lëvizjes, nuk kuptojmë thelbin e thellë të jetës, ku kuptimi është në bërjen e saj dhe jo duke u shfaqur. Çdo njeri duhet të kërcejë për gjithë jetën. Mos u bëj kërcimtar, por kërce.

v2

Kush nuk do ta njohë kurrë kënaqësinë e hyrjes në një dhomë me hekura dhe pasqyra druri, që ndalon se nuk arrin rezultate, që ka nevojë gjithmonë për stimuj për të dashuruar apo për të jetuar, nuk ka hyrë në thellësi të jetës dhe do të braktisë sa herë që jeta nuk do t’i japë atij atë që ai dëshiron. Është ligji i dashurisë: ju dashuroni sepse e ndjeni nevojën për ta bërë këtë, jo për të marrë diçka ose për t’u kthyer, përndryshe jeni i destinuar për pakënaqësi.

Unë jam duke vdekur dhe falënderoj Zotin që më dha një trup për të kërcyer që të mos humbas asnjë moment të dhuratës së mrekullueshme të jetës.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top