Në Indi, një bartës uji në Indi kishte dy vazo të mëdha, të cilat i mbante në sup përmes një shkopi të drunjtë.
Njëra nga vazot kishte një plasaritje, ndërsa tjetra ishte e përsosur. Në fund të rrugës së gjatë që bëri ky burrë nga lumi për në shtëpi, vazoja perfekte mbërriti plot me ujë, ndërsa ajo e plasaritura mbante më pak. Kjo gjë vazhdoi prej vitesh.
Natyrisht që, vazoja e përsosur ishte ideale për detyrën për të cilën ishte ndërtuar, dhe krenare për rezultatet e saj; anasjelltas, vazoja e gjorë dhe e plasaritur, u turpërua nga defekti i saj dhe ndjeu një dështim të mjerë, sepse ishte në gjendje të kryente vetëm një pjesë të detyrës së saj. Kështu që, një ditë vendosi të fliste me bartësin e ujit:
“Më vjen turp nga vetja ime, dhe dëshiroj t’ju kërkoj falje. Unë kam qenë në gjendje të furnizoj vetëm gjysmën e ngarkesës, për shkak të plasaritjes që kam, e kjo bën që të gjitha ujërat të derdhen gjatë gjithë rrugës për në shtëpinë tuaj. Për shkak të gabimeve të mia, ju nuk merrni vlerën e plotë të përpjekjeve tuaja”.
Bartësi i ujit ia ktheu vazos: “E ke vënë re se ka pasur vetëm lule në anën tuaj të rrugës, dhe jo në anën e vazos tjetër? Gjithmonë e kam ditur defektin tënd, prandaj mbolla fara lulesh përgjatë rrugës nga ana jote, dhe çdo ditë, kur kthehemi ti i ujit ato. Prej vitesh kam mundur t’i mbledhë ato lule për të zbukuruar tavolinën time. Pa ty, kaq e thjeshtë sa je, nuk do të kishte kaq bukuri në shtëpinë time”.
Morali i historisë: Çdokush nga ne ka të meta unike. Pra, ne të gjithë jemi enë të thyera. Por, janë plasaritjet dhe defektet që e bëjnë jetën tonë interesante dhe shpërblyese. Njerëzit duhet të merren për atë që ata janë, dhe tek ata duhet të kërkojmë gjithmonë më të mirën.
Jini më fleksibël. Kujtoni të vlerësoni gjithmonë personat ndryshe në jetën tënde!
Përgatiti Orjona TRESA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.