Studimet kanë treguar se pavarësia e bën një punonjës të kënaqur me punën e tij dhe rrit produktivitetin.
“Pavarësia është antiteza e micromenaxhimit“, shkruan Joan F. Cheverie.
Në vendin e punës, pavarësia në thelb do të thotë të kesh një punë ku ju të paktën mund të merrni disa nga vendimet që ju mendoni. Shkalla e e pavarësisë që ju keni mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike, nga të paturit një rol në qëllimet tuaja, për të vendosur kur dhe ku do të bëni punën tuaj. Për shumicën e njerëzve, është e rëndësishme që të “kuptojnë që ata kanë zgjedhje, se çfarë ata po bëjnë është me vullnetin e tyre, dhe që ato janë burimi i veprimeve të tyre,” shkruan Cheverie.
Në një studim të kryer në Tajvan u anketuan 1,380 anëtarë të stafit nga qendrat shëndetësore komunitare. Punonjësit që kishin pavarësi në punë, ishin të kënaqur me punën e tyre dhe kishte më pak të ngjarë që ata të mendonin largimin nga pozicioni që kishin.
Pavarësia lehtëson edhe emocionet negative të punonjësit dhe rrjedhimisht nuk e bën stresuese shërbimin ndaj konsumatorit.
Pavarësia në punë ndihmon e përcakton jetëgjatësinë tonë: Një studim i nëpunësve civilë britanikë dëshmoi se ata që gjenden në mungesën e kontrollit të punës kanë më pak gjasa të preken nga sëmundje koronare të zemrës. Ndikimet e mungesës së pavarësisë janë aq intensive, dhe janë etiketuar në mesin e tri arsyeve kryesore që një i punësuar të japë dorëheqjen.
Mungesa e pavarësisë ul moralin e punonjësit dhe produktivitetin.
E gjithë kjo sugjeron që menaxherët dhe shefat të “lirojën frenat” mbi punonjësit dhe të shprehin besimin në aftësitë e të tjerëve për të marrë vendime të mira.
Disa këshilla për t’u mbajtur në mend:
-Filloni rritjen e pavarësisë së ekipit tuaj ngadalë
-Është e rëndësishme për të gjetur një ekuilibër midis autonomisë dhe strukturës
-Inkurajoni punonjësit për të caktuar objektivat e tyre.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.