Në fokus

February 27, 2017 | 10:42

Çelësi i pavlerësuar i kreativitetit

Shumë njerëz janë të bindur se kreativiteti është një çështje që i përket vetëm njerëzve gjenialë, që është një dhunti e lindur, misterioze e magjike, e cila shprehet vetëm nëpërmjet zbulimeve e shpikjeve revolucionare. Epo, nuk është tamam kështu…

kreativiteti

Kreativiteti na përket të gjithëve. Është e vështirë të përcaktohet, pasi është një fenomen i ngatërruar: përfshin fusha më të gjera (artin, shkencën, teknologjinë…) dhe i përket ideve që marrin jetë në trurin tonë, e vetmja strukturë më komplekse në të gjithë universin. Ndoshta, më shumë se magji është më e udhës të flasim për mrekulli…

 Çfarë është kreativiteti?

Më shumë se sa një aftësi, një cilësi që und të mësohet, krativiteti është një mindset: një sjellje mendore që duhet kultivuar. Është një mendim fleksibël, i hapur, i respektueshëm… përfshin mundësinë për të mësuar nga dështimi dhe zakoni i eksplorimit të boshllëqeve. Mendimi kritik dhe mendimi kreativ janë dy gjëra të ndryshme: i pari është i aftë që duke përdorur instrumente analitike të bllokojë përgjigjet e gabuara, por i dyti mund të gjejë pyetjet e gabuara. Kreativiteti dhe joaktivizimi janë në luftë me njëri-tjetrin: kreativiteti lind nga veprimi, dhe është më mirë të rrezikoni dështimin se sa të hiqni dorë nga të vepruarit. Është e pamundur të menaxhohen proceset negative sipas rregullave të zakonshme. Lidershipi kreativ është i rrallë dhe nuk mund të mënjanohet nga etika, nga empatia dhe nga respekti.

Ndryshimi është një forcë e fuqishme

Ndryshimi është pa dyshim një forcë e fuqishme. Hap prospektivën, zgjeron vizionin dhe na vë në pozicionin që të konsiderojmë se çfarë mund të bëhemi vetëm nëse do të vendosnim të braktisnim frikërat dhe dyshimet. Por nga ku duhet t’ia nisim për të ndërmarrë këtë udhë të gjatë? Unë besoj se një pikë e mirë nisjeje është edukimi ndaj mendimit negativ.

Kreativiteti shërben për të ndryshuar

Para së gjithash, kreativiteti është një aftësi e intelektit njerëzor që i jep veçanti e veçori një njeriu. Binomi midis kreativitetit dhe risisë është shumë i fuqishëm: të krijosh, në fakt, do të thotë të problematizosh një element, duke favorizuar hyrjen e elementëve të rinj në një panoramë, që pas shumë kohësh mund të ketë marrë veshjen e rutinës. Në shoqërinë tonë kreativiteti është bërë një element i nënvlerësuar, sepse paragjykimi kërkon që të jetë vetëm një cilësi e artistëve apo e të ashtuquajturave “profesione kreative”: grafistëve dhe dizenjatorëve. Nuk ka asgjë të pavërtetë! Por, a e dini se një lider i mirë në fushën e menaxhimit apo në një ndërmarrjeje shihet edhe nga prirjet e tij kreative?

Kreativiteti dhe ndryshimi janë zgjatim i njëra-tjetrës

Nëse duam të bëjmë një ndryshim, duhet para së gjithash, t’i besojmë veten tonë kreativitetit. Çmenduri – thoshte Ajnshtajni – do të thotë të bësh gjithmonë të njëjtën gjë, duke pritur rezultate të ndryshme”. Për këtë, kreativiteti luan një rol thelbësor në prosecin e ndryshimit. Nëse ndjejmë nevojën se duam të ndryshojmë diçka në jetën tonë, për të arritur mirëqenien, por këmbëngulim të bëjmë të njëjtat gjëra si më parë, do të jetë e pamundur t’ia dalim të përfitojmë ndonjë gjë. Ndërsa, të qenit kreativ, na lejon të kapim mundësitë në çdo situatë, favorizon mendimin pozitiv, zhvillon dhe fuqizon ndjesinë e kënaqësisë personale dhe vetërealizimit.

 

Përgatiti: Manjola EREQI

Botuar në revistën “PSIKOLOGJIA”, në numrin 108.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top