Në dashuri, në punë, me mikeshat: shpesh nuk është e nevojshme të ndryshoni çdo gjë, që të bëhet siç doni ju. Duhet vetëm të ndryshoni këndvështrimin tuaj dhe gjithçka do të shndërrohet si në një magji…
- Mos i jepni rëndësi gjërave të panevojshme
Dyshime të vogla, frikëra, situata të parëndësishme, pa peshë… Lërini të jenë të tilla dhe mos i gjigandizoni. Menjëherë nuk do të kenë aq rëndësi të madhe për ju.
- Largoni negativitetin
Largojuni ciklit të negativitetit që ju vjen nga të tjerët. Nga jashtë, si për t’u mbrojtur, si për zili, si për keqdashësi apo thjesht dhe për budallallëk, njerëzit kanë tendencën t’ju bëjnë të shihni vetëm anën negative të gjërave. Nëse e lejoni veten të ndikoheni, do të ushqeni një rreth vicioz, i cili nuk ka kurrë fund. Ndryshoni këndvështrimin tuaj, merrni vetëm anën pozitive të gjërave dhe do të shihni që gjithçka do t’ju duket ndryshe.
- Jini empatikë
Të mundoheni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i të tjerëve, mund t’ju ndihmojë të shihni edhe gjërat tuaja ndryshe. Kjo gjë do t’ju bëjë të jeni më në sintoni me pjesën tjetër të botës.
- Lumturia është gjendje e trurit
Pranojeni lumturinë dhe do të përfitoni nga kjo gjë. Lumturia nuk duhet të vijë nga faktorë të jashtëm: nëse ndryshoni këndvështrimin tuaj mbi këtë gjë, do t’ia dilni të ndiheni më të lumtur në çfarëdolloj situate, edhe pse gjërat rreth e rrotull jush nuk shkojnë tamam ashtu siç i kishit paramenduar.
- Fati është relativ
Mos mendoni se jeni të lumtur apo të pafatë. Fati është vetëm një çështje se si i shihni gjërat: është gjithmonë këndvështrimi ai që përcakton gjithçka që ndodh rreth jush. Ndryshojeni për mirë dhe gjithçka do t’ju duket më e bukur.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 155
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.