Mateus Frroku është një artist i ri në fushën e muzikës, por shumë i dashur për publikun shqiptar.
Ai ka realizuar një bashkëpunim me këngëtarin Bujar Qamili, kënga ‘Rrak Tak’ që u pëlqye shumë dhe rezultoi mjaft i suksesshëm.
I ftuar në emisionin Ditë e Re, Mateus ka treguar çelësin e suksesit.
Sipas këngëtarit fokusi dhe energji janë dy gjërat kryesore që duhen për të arritur aty ky dëshiron.
“Kohët e fundit kam kuptuar se fokusi dhe energjia që i përkushtohet diçkaje janë shumë të rëndësishme. Këtë nuk e kam pasur më përpara, isha pak i përgjithshëm në gjërat që bëja. Tani kam fokus dhe energji, ushtroj energji pafund tek ajo që bëj, e nis ditën dhe e mbyll aty, nuk fokusohem në gjëra të tjera që janë anësore. Mendoj se ky është çelësi i suksesit për të arritur gjithmonë gjërat që duhen. Në momentin që ti je i vërtetë në atë që bën dhe je i fokusuar. I jep energji asaj.”
Mateus ka zbuluar se po punon për realizmin e një kënge të re dhe në verë do të vijë me një tjetër bashkëpunim. Këngëtari dëshiron që të bashkëpunojnë përsëri me Bujar Qamilin.
“Jam në përfundim e sipër të një materiali në bashkëpunim me Kleidi Bahitin. Them që do të jetë një surprizë dhe gjë një shumë e bukur.
Energjinë, fokusin të gjitha i kam aty gjatë gjithë kohës. Jemi pothuajse në finalizim të audios dhe shumë shpejt do të xhirojmë klipin. Paralel me këtë jam duke diskutuar me disa muzikantë të muzikës live dhe profesionistë të mirë për të bërë rikthimin e disa materialeve korçare pse jo dhe shkodrane.
Jo këngë që njihen sot. Projekti tjetër të do të jetë bashkëpunim. Unë dëshirën e kam që ta bëj përsëri me Bujar Qamilin“, u shpreh Mateus.
Burimi / http://www.oranews.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.