Këshilla & Arsye

June 22, 2018 | 15:09

Çelësi për të qenë gjithmonë të lumtur…

Shumica e njerëzve nuk e njohin veten mjaftueshëm sa për ta qartësuar se çfarë në të vërtetë duan në jetë. Ata i përshtaten nocioneve dhe ideve të shoqërisë, familjes dhe gjërave të tjera që ndikojnë në pikëpamjen e tyre.

Njerëzit e shpenzojnë jetën duke jetuar ngjashëm si personat e së kaluarës dhe kjo nuk iu sjell të mira në të tashmen. Këto gjëra, në fakt, janë pikërisht ato që ua largojnë lumturinë. Por, çelësi për një lumturi të përhershme është i groposur thellë brenda procesit të njohjes së vetvetes dhe mos bindjes nga këto forca.

Në mënyrë që të jeni të lumtur duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme:

Kuptojeni vetveten

Kur është fjala për lumturi, fillimisht duhet ta kuptoni mirë vetveten. Kur jeni e qartë për mendimet që keni, ju shumë lehtë mund ta ndryshoni krejtësisht jetën tuaj dhe ta drejtoni në drejtimin e duhur. Është e rëndësishme të dini se çfarë dëshironi nga jeta juaj, çfarë ju përmbush shpirtërisht, etj.

Mos u përpiqni të bëheni të përsosur

Kur synoni të bëheni të përsosur, ju humbni argëtimin gjatë këtij rrugëtimi. Përsosmëria nuk ekziston. E gjitha çfarë mund të bëni është të dhuroni maksimumin dhe të mos brengoseni për rezultatet. Sapo ta lironi veten nga dëshira për të qenë të përsosur, ju do ta gjeni lumturinë në çdo moment dhe do të bëni jetë shumë më të mirë.

Qëndroni e gatshme për t’u zhvilluar

Të lumtur mund të jetoni vetëm kur provoni gjëra të reja dhe e hapni veten ndaj eksperiencave të reja. Bëni gjithçka për t’i mbajtur shkëndijat që keni brenda vetes.

Vlerësojeni atë që keni

Nëse e shpenzoni jetën duke u ankuar në vend që t’i vlerësoni gjërat që keni, atëherë kjo do t’jua vjedhë gëzimin. Në vend që të kërkoni më shumë, është mirë filloni t’i shijoni të mirat që keni.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top