Marrëdhënie

June 22, 2018 | 14:59

Rregullat e grindjes së ‘përsosur’ në çift

Si ta kthejmë konfrontimin potencialisht vdekjeprurës në një konfrontim konstruktiv (dhe përfundimisht të provojmë se kemi të drejtë)

Grindjet janë kripa e jetës në çift. Në fund të fundit, është shumë më mirë të ballafaqohemi dhe të përplasemi, në vend që të kalojmë ditët midis grindjeve dhe heshtjeve të mbushura me pakënaqësi dhe impulse. Por, ne duhet të mësojmë të flasim në mënyrë bindëse, ose të motivojmë besimet tona, pa u ndikuar shumë nga emocionet dhe të mësojmë të tërheqim ujin në kanalin tonë, pa e fyer njëri-tjetrin. E gjithë kjo, sigurisht, nuk do të thotë të heqësh dorë nga e drejta.

Të shkosh tek objektivi – Le të mos harrojmë faktin se qëllimi i diskutimit është të tregojë të vërtetën e një teze, ose korrektësinë e një pozicioni apo sjelljeje. Le të përqendrohemi në temë, pa humbur dhe nëse është e mundur, pa sjelljen e sistemeve maksimale. Duhet të shmangim gjithashtu të kritikojmë karakterin dhe personalitetin e partnerit: nuk jemi duke vënë në diskutim personin, por sjelljen.

Pikëpamjet – Le t’i shqyrtojmë gjërat nga këndvështrime të ndryshme dhe të marrim parasysh pikëpamjet e tij dhe tonat. Nuk bëhet fjalë për të kërkuar justifikime për një sjellje që na ka acaruar ose lënduar, as të zvogëlojmë ndjenjat tona, por të identifikojmë (dhe ndoshta të diskutojmë), pse ai u soll kështu. Siç ka shkruar eksperti i komunikimit, Jay Sullivan në librin e tij “Simply Said: Communicating Better at Work and Beyond”, të bësh pyetje është mënyra më e mirë për të dalë sa më mirë nga një diskutim sepse na lejon të njohim me të vërtetë homologun tonë përtej perceptimit instinktiv dhe sipërfaqësor që kemi në atë moment.

Vetëm e tashmja – Një gabim tjetër që duhet shmangur është rikthimi me radhë i të gjitha arsyeve të mundshme për mosmarrëveshje që mund të kemi pasur në të kaluarën. Është e panevojshme të raportohet, për një kuzhinë të parregulluar, si dhe për mosmarrëveshjet e gjashtë muajve të fundit. Le të ndalemi tek e tashmja: në fund të fundit, çfarë na intereson me të vërtetë në këtë moment? Por, bëjeni në mënyrë që kur ai të karikohet pas darkës, pjatat të përfundojnë në pjatalarëse dhe ushqimi në frigorifer (dhe jo anasjelltas).

Kërkojmë atë që duam – Është e padobishme të presësh që të “vijë vetë”: Në qoftë se ne duam diçka, më mirë t’ia kërkojmë atij drejtpërdrejt, në mënyrë të sjellshme dhe të thjeshtë, pa marrë asgjë në këmbim. Përndryshe, ne mund të presim për shekuj dhe ta gjejmë veten të dëshpëruar dhe të irrituar: jo të gjithë arrijnë të lexojnë mendimet e të tjerëve, madje as partneri ynë.

Çfarë ishte? Ndoshta mund të na shpëtojë, por ne luftojmë për të gjetur një zgjidhje për një gjendje mosmarrëveshjeje, jo për hir të tij. Nëse çdo divergjencë kthehet në një provë të forcës dhe një beteje vetëm për hir të fjalës së fundit, një shqyrtim i mirë i ndërgjegjes nga ana e të dyve është rreptësisht i nevojshëm. Diskutimet e këtij lloji, në fakt, nuk çojnë në ndonjë rezultat dhe nuk hapin ndonjë derë për mirëkuptim të ndërsjellë.

Kujdes me gjuhën – Të qenurit në mosmarrëveshje, nuk do të thotë që të dyja palët të kapërcejnë kufijtë e sjelljeve të mira dhe sjelljes civile. Ne i kushtojmë vëmendje të madhe mënyrës sonë të të folurit dhe gjuhës së trupit: një gjest ose një shprehje mund të dëmtojë dhe ofendojë më shumë se një mijë fjalë. Le të mos e lejojmë kurrë fyerjen, ose më keq akoma dhunën. Nëse kjo ndodh, le të largohemi menjëherë: të largohemi nga dhoma dhe, nëse është e nevojshme, nga shtëpia.

Pak ironi – Një grindje që po zmadhohet shumë, mund të kalojë me zgjuarsi ose me një fjalë që mund të ngjallë të qeshura. Por kini kujdes: ironia nuk do të thotë sarkazëm. Nëse qëllimi i shakasë është dyshues, më mirë të përqendrohemi te vetja sesa te partneri.

Dhe në fund, bëjmë paqe – Është akt i vërtetë fitues pas një grindjeje: përtej asaj se si përfundoi diskutimi, le t’i kërkojmë ndjesë njëri-tjetrit dhe ta kthejmë faqen.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top