Celine Dion është një emër mjaft i njohur dhe një nga legjendat e globit. Ajo është e fortë, e fuqishme dhe e nderuar. Janë thënë shumë për zërin e saj unik, melodik dhe të bukur. Por çfarë dimë në të vërtet ne për të?
Para se të martohej me Dion, Rene Angelil ishte martuar dy herë. Martesa e tij e parë ishte me Denyse Duquette gjatë gjithë vitit 1966. Çifti kishte një djalë së bashku, Patrick Angelil. Deri në kohën kur Celine dhe Rene u martuan, djali i gruas së parë të tij, Patrick Angelil rritur sa vite të mira.
Pavarësisht se si ndihej Celine për Rene, nëna e saj ishte fort kundër marrëdhënies dhe bëri pothuajse çdo gjë për të penguar Celine të kishte një marrëdhënie me të. Ndoshta ishte fakti që ai tashmë kishte dy martesa të dështuara që shqetësonin nënën e Celine.
Në vitin 2000, Celine vendosi të merrte një pushim të plotë nga performancat e saj plot tension dhe të kalonte kohë me familjen e saj. Pas shumë përpjekjeve të dështuara për të mbetur shtatzënë, ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të shtuar mundësitë. Më 25 janar 2001, ajo lindi fëmijën e saj të parë, djalin Rene-Charles.
Shumë herë Dion shkoi pranë vdekjes, por asnjë rast nuk ishte aq i rëndë sa kur u rrëzua nga një kamion që i shkaktoi thyerje të kafkës e la në koma për një javë.
Kur ajo regjistroi për herë të parë këngën e titanik * ” My Heart will go on”, ajo besonte se do të dështonte dhe do të dëmtonte karrierën e saj. Madje në një intervistë ajo tha: “Në të vërtetë fillimisht nuk e pëlqeja këngën, bëra një tjetër këngë për një film më parë, ishte shumë i suksesshëm dhe mendova se po e shtynim fatin”.
Ishte Rene i cili arriti të bindë Celine që të paktën të bëjë një version të vetëm demo të ” My Heart will go on.” Ajo pranoi të bënte demo dhe kjo ishte versioni aktual që u përdor dhe u bë një hit global. Ajo vetëm ndonjëherë i këndonte këngët një herë.
Një tjetër sukses për Celine u arrit me këngën ” Beauty and the Beast”, nga filmi i suksesshëm i Disney-it me të njëjtin emër, për të cilin ajo mori Grammy-in e saj të parë. Por kënga shkaktoi një reagim ekstrem nga tifozët e saj Quebecois, sepse ajo ishte në gjuhën angleze. Ajo fitoi përkrahjen e tyre kur refuzoi çmimin English Artist of the Year.
Prindërit e Celine kishin tashmë 13 fëmijë dhe po luftonin me problemet financiare kur nëna e saj zbuloi se ishte përsëri shtatzënë. Kjo shtatzëni nuk ishte e planifikuar dhe e gjithë familja duhej të bënte rregullime dhe ndryshime për ta mirëpritur në shtëpinë e tyre të mbushur me njerëz.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / omgcheckitout.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.