Marrëdhënie

August 25, 2018 | 11:44

Çështja nuk është të duash, por të dish ta tregosh

Në këtë pikë të jetës, ju sigurisht e dini se ndjenja e dashurisë për dikë nuk është e njëjtë me atë se si e tregoni. Ka nga ata që nuk posedojnë një strategji afektive, pa marrë parasysh se sa ata ndiejnë dashuri për ne, ata janë të paaftë ta provojnë atë ose, edhe më keq, ata e tregojnë shumë keq.

Ndjenja e të mos ndierit të vlerësuar dhe të mos shohim shenja të dashuri në jetën tonë krijon zbrazëti dhe bezdi të madhe. Duket e pabesueshme, por ka shumë çifte që përfundojnë duke u larguar, jo sepse dashuria mungon, por për shkak se soset durimi.

Ata që të duan duhet ta tregojnë

Ju nuk keni nevojë të jepni hënën, të bëni një akt heroizmi ose të thoni çdo moment sa e duam një person. Në realitet, njeriu mund të dojë dhe pa e thënë hapur. Fjala kyçe është sinqeriteti dhe mbi të gjitha të jetë në gjendje ta perceptojë atë si autentike, të plotë.

Pranimi ose dhënia e dashurisë është baza e shëndetit tonë emocional, me të gjitha implikimet në shëndetin e trupit. Nuk mund ta detyrojmë dikë që të tregojë sa na do. Bukuria e ndjenjës qëndron në spontanitetin që shfaqet në detajet e vogla. Është një magji që nuk mund të planifikohet, por ndodh. Ndjenja e këtij shkëmbimi të ndjenjave ushqen dhe siguron. Dashuria ose afeksioni mund të shfaqen në shumë mënyra. Megjithatë, ato duhet të jenë kuptimplote dhe “të dobishme” për ne.

Ka nga ata që bien në gabimin e të menduarit se mënyra e tyre e dashurisë është e vetmja, pa kuptuar se çfarë tjetër është vërtet e nevojshme për të tjerët.

Ka nga ata që nuk ndihen të kënaqur me përqafime, puthje e përkëdhelje ose që, madje, nuk mund të përdorin fjalë të ëmbla. Për disa, mënyra për të treguar dashurinë është dhënia e dhuratave ose gjumi bashkë ose thjesht “të jetë atje”.

Për shumë prej nesh, vetëm prania nuk mjafton. Ndonjëherë, nuk ka asnjë vetmi më të keqe se të kesh një person, i cili, megjithëse na do, nuk mund ta provojë.

Secili prej nesh duhet të ndjehet i vlerësuar, i pranuar, të perceptojë intimitetin dhe pasionin që janë themeli i një marrëdhënie të shëndetshme, të qëndrueshme dhe të lumtur. Pa gjestet e përditshme të përzemërta, marrëdhënia ftohet.

Rëndësia e të qenit në gjendje t’i shprehësh emocionet dikujt

Ata që bien në dashuri zbatojnë një varg strategjish për të arritur qëllimin e tyre. Dhe pastaj? Çfarë ndodh kur ai merr atë që ai ëndërronte? Çështja është e gjitha këtu.

Kur ne kemi një pasuri të çmuar në duart tona, ne duhet të kujdesemi për të. Jo të gjithë janë në gjendje të kujdesen për dikë, të forcojnë lidhjen ose të krijojnë hapësirë për rritjen e çiftit. Askush nuk është ekspert në marrëdhëniet njerëzore, por sa i përket dashurisë, ne të gjithë e kuptojmë se është e rëndësishme t’u ofrojmë të tjerëve atë që ne kemi nevojë. Nëse dëshironi të ndiheni të rëndësishëm për dikë, filloni me veten për t’i bërë të tjerët të ndihen të rëndësishëm për ju. Nëse keni nevojë të ndiheni të dashur, tregoni dashuri të sinqertë për ata që janë përreth jush.

Realiteti është më i komplikuar, sepse shumë njerëz nuk e njohin vërtetë veten e tyre. Njerëzit e pambrojtur, të cilët nuk dinë se si të trajtojnë emocionet dhe të cilët nuk dinë se çfarë janë vlerat e tyre ose çfarë kanë vërtet nevojë, tentojnë të projektojnë të metat e tyre mbi të tjerët.

Rrënja e problemit është kjo. Pra, kush na do, si duhet ta tregojë dashurinë që meritojmë, e cila e bën një marrëdhënie të lumtur dhe të qëndrueshme?

Admirimi

Shokët tanë duhet të jenë njerëz që, përveç se konsiderojmë miq dhe të dashur, i respektojmë dhe admirojmë. Të njëjtën gjë duhet ta shprehin dhe për ne. Ne ndjejmë admirim për partnerët tanë, sepse ata janë në gjendje të pasurojnë jetën tonë dhe për këtë ne i kemi zgjedhur ato.

Dashuria e sinqertë tregohet në gjeste të vogla

Ata që duan, duhet ta provojnë atë çdo ditë, në mënyrat më të thjeshta, lirisht dhe pa mundësi të mëdha. E njëjta vlen edhe për ne: duhet të kujdesemi për ato detaje të parëndësishme që e bëjnë jetën të pasur, ato që me të vërtetë janë me vlerë.

Është e nevojshme jo vetëm “të jemi atje”, por të ndiejnë praninë tonë me përkëdheljet, me fjalët e duhura, me shikime të sinqerta që ju bëjnë të ndiheni të mbrojtur dhe të mirëpritur. Në fund të fundit, nuk është kaq e vështirë.

Asgjë nuk humbet duke treguar dashuri. Përkundrazi, gjithë dashuria që japim na bën më të mëdhenj, më të pasur, më integrues para vetes dhe botës.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / lamiatempestaperfetta.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top