FB

July 9, 2024 | 7:44

Çfarë do të thotë të investosh në aspektin mendor?

Të investosh në aspektin mendor është gjëja më e rëndësishme dhe duhet të jetë një prioritet i gjithsecilit prej nesh.

Creativity concept

Nga Rezarta Sadiku Psikologe

Nga Rezarta Sadiku
Psikologe

Shumë herë kemi pasur dhe kemi situata që në mënyrë të pavetëdijshme dhe të vetëdijshme lejojmë që me anë të procesit të të menduarit të çrregullohet balanca e jetës sonë.

Të investosh në aspektin mendor për disa është një betejë e cila duket e vështirë.  Ne nuk flasim për ndonjë investim përrallor, por ne flasim për gjëra të prekshme, konkrete, të përditshme në jetën tonë.

Të menduarit pozitiv është njësoj si një muskul që duhet ta ushtroni, pra ta trajtoni trurin më ndryshe. Ky ndryshim nuk ndodh brenda natës. Largimi i mendimeve negative kërkon kohë dhe praktikë, kështu që nëse gaboni, silluni mirë me veten.

Mos e mundoni veten, pasi kjo është diçka negative, në vend të kësaj përkëdheleni veten mendërisht, falni dhe ecni përpara.

Në qoftë se nuk mund të jeni pozitivë gjithë kohën, investoni që të paktën ta bëni zakon të mendoni gjatë ditës disa herë pozitivisht, sepse kjo është rruga që do të marrë jeta jote.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top