Duhet
Kushtojini rëndësi shenjave të fëmijës
Kur fëmija fërkon sytë ose qan është koha që i flihet gjumë, duhet t’i kushtoni rëndësi këtyre shenjave e ta çoni për të fjetur.
Jini të vetëdijshëm se fëmija fle shumë
Mund t’ju duket e çuditshme në fillim, por duhet të dini se fëmijët e sapolindur mund të flenë edhe 16 orë në ditë. Ata zgjohen vetëm për t’u ushqyer e për t’u ndërruar. Teksa rriten, ata flenë më pak
Vërini në gjumë pas ushqyerjes
Është shumë normale për një fëmijë të vogël që t’i flihet gjumë menjëherë sapo janë ushqyer. Por, kujdes sepse fëmijët nuk duhet të krijojnë varësi ndaj biberonit. Duhet të mësojnë të flenë edhe pa të.
Mbajeni zgjuar
Nëse fëmija juaj fle shpeshherë nga pak, është mirë që ta mbani zgjuar, në aktivitet, në mënyrë që kur ta zërë gjumi, të flejë më gjatë.
Krijoni një rutinë
Që ta ndihmoni fëmijën të bëjë gjumë të rehatshëm, vendosni orar të njëjtë çdo ditë, shmangni gjumin pasdite vonë dhe vëreni gjithmonë në krevat që të kuptojë se është koha për gjumë.
Lëreni shtrirë pasi i del gjumi
Kjo do ta ndihmojë fëmijën të flejë sërish edhe nëse i del gjumi gjatë
natës.
Mendoni për sigurinë
Mos i vini fëmijët në gjumë në vende ku rrezikon të bjerë. Vëreni gjithmonë të flejë me shpinë, për të shmangur sindromën e vdekjes së parakohshme të foshnjave (SIDS).
Nuk duhet
Mos e zgjoni
Nëse fëmijën e zë gjumi në ndenjësen e tij në makinë, kur të mbërrini në shtëpi mos e zgjoni, por merreni bashkë me të. Por nuk duhet ta lini të flejë aty përgjatë gjithë natës.
Mos e vini në gjumë qëllimisht gjatë udhëtimeve
Nëse fëmijën e zë gjumi gjatë udhëtimit, kjo gjë nuk është shqetësuese nëse ndodh rrallë. Por, kurrsesi nuk duhet ta bëni të zakonshme, sepse nuk do t’i garantoni gjumë të rehatshëm fëmijës.
Mos nxitoni ta zgjoni
Nëse fëmijës i del gjumi, mos nxitoni menjëherë ta zgjoni sepse mund të flejë sërish. Zgjoheni vetëm kur dyshoni se nuk është rehat, i dhemb diçka ose ka uri.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.