FB

March 13, 2023 | 9:37

Çfarë duhet të bëjmë nëse ideja e seksit na jep ankth?

Ankthi seksual është një çrregullim që bie brenda spektrit të çrregullimeve të ankthit të performancës. Ashtu si puna ose çrregullimi i performancës në shkollë, ankthi i performancës seksuale e bën individin  që e përjeton atë të ndiejë, parehati dhe shqetësim për aktin seksual. Arsyet që qëndrojnë pas këtij çrregullimi janë të shumta…

Frika nga gjykimi, bindja për të mos pasur një imazh të përshtatshëm për standardet që na propozohen vazhdimisht nga shoqëria, bën që mijëra gra dhe burra në çdo pjesë të globit të ndiejnë ankth për seksin.

FIGURË E SHTREMBËRUAR E TRUPIT

Ndër shkaktarët më të zakonshëm që i shtyjnë burrat dhe gratë të ndiejnë ankth për seksin, është pa dyshim imazhi i shtrembëruar i trupit. Jetojmë në epokën dixhitale dhe kurrë si sot, imazhi që kemi nga vetja ndikohet vazhdimisht nga krahasimet që kemi mundësi të bëjmë online çdo ditë. Konfrontimi bëhet një proces i natyrshëm dhe ndikon në mënyrë të pashmangshme në atë që mendojmë për veten tonë.

Ky mendim mund të bëhet i përsëritur dhe pastaj fiksues, derisa të futet thellë në mendjen tonë dhe të na bëjë të zhytemi në pasiguri dhe në idenë se nuk jemi në lartësinë e standardeve të propozuara. Ideja që kemi për imazhin e trupit tonë ndryshon, deformohet dhe ndikon edhe në marrëdhënien tonë me seksin. Nuk na pëlqen më trupi ynë dhe ideja për t’ia treguar partnerit tonë na shqetëson. Ky shqetësim merr përsipër dhe ideja e seksit nuk na emocionon më, përkundrazi, na shkakton ankth.

MUNGESA E KOMUNIKIMIT

Në bazën e shumë problemeve që lidhen me çiftin, përfshirë edhe problemet seksuale, ekziston mungesa e komunikimit. Të komunikosh hapur me partnerin nuk do të thotë të kesh të bësh me një seri të tërë fjalimesh që lidhen me jetën e përditshme, shtëpinë, pazarin, kafshët apo fëmijët. Kjo do të thotë hapje ndaj mirëkuptimit reciprok duke filluar një komunikim empatik të fokusuar në dëgjimin aktiv dhe afërsinë emocionale.

Të jetosh një marrëdhënie në çift duke folur rregullisht për atë që të dy partnerët ndjejnë ose po përjetojnë, intimisht do të thotë të ndërtosh besim më të madh dhe një lidhje të thellë të bërë nga ndarja e vërtetë, transparenca dhe siguria. Pa besim, pa transparencë, pa këtë lidhje intime, ankthi seksual mund të futet në njërin ose në të dy partnerët.

SI TA PËRBALLOSH ANKTHIN SEKSUAL?

Përveç mungesës së komunikimit dhe një imazhi të shtrembëruar të trupit, ankthi seksual gjithashtu ndikon veçanërisht në situatat traumatike ose të lidhura me disfunksionet. Abuzimi seksual, ngacmimi i lidhur me fëmijërinë si dhe mosfunksionimi erektile dhe vaginizmi, janë të gjitha kushte që kërkojnë qasje multidisiplinare për t’u hetuar në thellësi dhe për të ndërhyrë në mënyrën më korrekte. Në të gjitha rastet e tjera ka mënyra të ndryshme për të përballuar ankthin seksual.

Para të gjithash duhen të flasësh hapur se çfarë të shqetëson. Partneri ynë është atje për të na dhënë mbështetje dhe nëse nxitimi dhe rrëmuja e jetës së përditshme dhe stresi marrin përsipër të na bëjnë të harrojmë se ata pranë nesh janë aty për ne, adresimi i bisedës me partnerin tonë mund të jetë çelësi për të gjetur atë lidhje të humbur dhe atë besim të humbur. Një mënyrë tjetër e dobishme për të zbuluar rrënjët e ankthit tonë seksual është të shkruajmë në një bllok shënimesh shkaset që e shkaktojnë atë.

Nëse këto metoda nuk kanë çuar në rezultatet e dëshiruara dhe ankthi ynë seksual është më i pranishëm se kurrë, atëherë le t’i drejtohemi me besim një terapisti i cili me mbështetjen e tij profesionale mund të na udhëheqë drejt kuptimit të motiveve të thella që shkaktojnë ankthin tonë seksual, duke na ndihmuar që të shkëputemi prej tij.

 

 

 

 

 

 

Përgatiti K.M / Burimi Explorinyourmind

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top