Këshilla & Arsye

October 31, 2017 | 9:48

Çfarë duhet të bëni këtë javë që ta mbyllni me sukses vitin 2017…

A e mbani mend fillimin e vitit kur bëtë një listë të gjatë me objektiva?

Sa prej tyre keni arritur të përmbushni?

Për sa prej tyre jeni dorëzuar?

sukses

Njerëzit nuk kanë probleme të vënë objektiva

Sfida është arritja e tyre. Në vetëm dy muaj nga fundi i vitit, ju ftoj t’i shihni objektivat tuaja në një tjetër mënyrë.

Gjatë nëntorit, pjesa më e madhe e njerëzve fillojnë të ndiejnë ankth kur mendojnë se si iku viti. Disa ndiejnë se kanë arritur pjesën më të madhe të objektivave – të tjerë ndihen të dështuar dhe të lodhur për të arritur me mund diçka. Ju këshilloj të mos e bëni këtë.

Mënyra më e mirë për të mbyllur një vit është të reflektoni se çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi siç donit ju.
Kjo nuk është diçka që kërkon javë të tëra. Në fakt, reflektimi nuk do t’ju marrë as më shumë se një orë – dhe ju duhet ta bëni këtë javë!

Nëse ju keni qenë produktivë, cili është shkaku i tij? Zakonet e mira? Të thënët “jo” shpërqendrimeve?
Nëse rendimenti juaj ka qenë i ulët, si ndodhi kjo gjë? Zakone të gabuara? Të thënët “po” shpërqendrimeve?
Të qenët i suksesshëm ka të bëjë me të kuptuarit pse gjërat ndodhin në një formë të caktuar.

Këtë javë ju duhet t’i bëni vetes disa pyetje…

1.“Cili ka qenë muaji produktiv këtë vit?”

Ishte janari, gjatë të cilit ju ishit entuziast për vitin e ri? Cili ishte shkaku i produktivitetit tuaj? Si ishte orari juaj? Si e shpenzonit kohën tuaj? Nëse ju mbani një bllok shënimesh, kjo do t’ju ndihmonte shumë për të kuptuar. Ju mund të shihni pas në kohë, ditë pas dite, punën tuaj.

2.“Kush ka qenë më i dobishëm në jetën time?”

Nuk dua të them domosdoshmërisht “i dobishëm” si për shembull “Kush ka bërë më shumë për mua?” Por se cili ka qenë personi me ndikimin më të madh në jetën tuaj? Kush ju ka mbështetur dhe përkrahur më shumë? Kush ju ka mësuar më shumë? Këta janë njerëzit të cilët duhet t’i keni në konsideratë që të kaloni më shumë kohë me ta, për të ecur përpara.

3.“Kush ju ka shpërqendruar më shumë”

Anasjellas, kush jua ka bërë më të vështirë në jetë arritjen e objektivave? Kush ju jep të gjitha arsyet për të mos ecur përpara, për mos bërë ato që duhet të bëni? Në jetën tuaj do të ketë gjithnjë njerëz, që në njëfarë mënyrë, do t’jua bëjnë më të vështirë arritjen e gjërave dhe do t’jua ulin moralin. Unë nuk po them që ju të ndërprisni marrëdhëniet me ta. Ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm se pse gjërat ndodhin dhe për pasojë të merrni vendime.

4.“Kur e bëj punën më mirë?”

A ndodh kjo në mëngjes herët në shtëpinë tuaj? Në një bar, apo pasdite vonë? A ndodh kjo ndërkohë që po udhëtoni?

5. “Cilit prej objektivave personalë u keni dhënë përparësi?”

Shumë njerëz thonë që duan të jenë të shëndetshëm dhe për këtë të shkojnë më shpesh në palestër. Shumë flasin për atë libër që duan të shkruajnë, apo për të hapur një biznes. Megjithatë, pak e bëjnë. Pyetja është: “Cila është ajo gjë që po i jepni prioritet? Përse zgjidhni të bëni gjëra të tjera, nëse vazhdoni të thoni se çfarë doni të bëni me të vërtetë dhe kësaj gjëje nuk i keni dhënë kurrë prioritet?

6.“Cilat janë justifikimet që përdorni më shpesh?”

Ne të gjithë kemi një listë të gjatë justifikimesh se pse nuk mund ta bëjnë diçka. Një ndër më klasikët është “nuk kam kohë”. Kjo është një gënjeshtër. Ju keni kohë të bëni 34 minuta dush. Ju keni kohë të shihni programin tuaj të parapëlqyer. Ju keni kohë të hani jashtë një darkë të shijshme. Pra, ju keni mjaft kohë në dispozicion… Merrni pak kohë dhe pyesni veten se cilat janë justifikimet tuaja më të përdorura – dhe pastaj pyesni veten se çfarë mund të bëni për t’ia shlyer këtë.

7. “Çfarë ju jep më shumë kënaqësi?”

Njerëzit pëlqejnë të merren me projekte që do t’u japin atyre aprovimin e jashtëm, shpërblim monetar apo një tjetër formë “suksesi të garantuar”. Po realizimi personal? Çfarë i thatë vetes se do të bënit këtë vit për të qenë të lumtur?

Megjithatë shumë pak njerëz marrin kohë të pyesin veten se si shkuan gjërat, të reflektojnë dhe të ndryshojnë diçka vitin tjetër.
Kjo është ajo çfarë ka më shumë rëndësi dhe që në fund i ndan njerëzit në dy pjesë – ata që flasin për gjithë gjërat që duan të arrijnë dhe ata që i realizojnë ato!

*Nicolas Cole
Burimi: INC/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top