Në fokus

October 31, 2017 | 9:17

Disa mënyra se si t’i themi JO presionit të bashkëmoshatarëve për t’u bërë pjesë e dukurive negative

antigonaAdoleshentët zakonisht u bëjnë presion shokëve dhe nxënësve në shkollë, të bëjnë gjëra të cilat nuk janë të mira për ta. Ju ndoshta mund ta keni pasur një shok apo shoqe, e cila ju ka folur apo ka tentuar të ju fus në gjëra si alkooli, duhani, droga, seksi, vjedhja, apo kopjimi në ndonjë test. Dhe, kjo ju ka bërë të ndiheni sikur jeni të paaftë, nëse edhe ju nuk bëni atë që ju thonë, apo jo? Ata zakonisht ju thonë “nuk është ndonjë gjë e madhe nëse e bëni këtë gjë”  ose “të gjithë po e bëjnë atë”, apo “ju nuk mund ta dini si do të ndiheni nëse nuk e provoni”.

untitled

Të jesh nën presion për të bërë diçka është shumë e vështirë. Në njërën anë, ju nuk dëshironi që dikush të mendojë për juve se ju nuk jeni “cool” apo jeni shumë i frikësuar apo se jeni “shumë i mire” për të provuar diqka. Ju definitivisht nuk dëshironi  t’i humbisni shokët. Por, në anën tjetër ju tashmë e dini se çka është e mirë dhe çka e gabuar. Gjithashtu ju tashmë e dini se çka është ilegale, dhe ju asesi nuk dëshironi të futeni në telashe me ligjin dhe të vendosni të ardhmen tuaj në rrezik. Pra, çfarë mund të bëni?

 

 2

 

Disa mënyra se si të themi  JO…

Thjeshtë thoni JO. Bëhuni të drejtpërdrejt me ta. Vetëm thoni “jo faleminderit” apo “jo shoku, jam në rregull”. Mundeni të largoheni nëse dëshironi apo ta ndërroni temën. Ju nuk keni asnjë nevojë t’ju jepni atyre sqarime.

Jepju një arsyetim. Nëse nuk dëshironi t’u jepni sqarime, apo nëse ata vazhdojnë t’ju shtyjnë ta bëni atë, vetëm trogujuni në mënyrë të sjellshme se pse ju nuk dëshironi ta bëni atë. P.sh nëse po ju bëjnë presion të pini cigare, ju mund t’i thoni “jam duke provuar të jem në formë për futboll” apo “kam astmën”. Ose mund t’u thoni “mendoj se pirja e duhanit është shumë e dëmshme. Do të të dëmtojë shëndetin”.

Shmangni situatat. Nëse jeni i ftuar në një party, ku jeni i sigurt se aty do të ketë alkool, ndoshta do të jetë ide më e mirë që thjeshtë të mos shkoni aty. Nëse nuk do të shkoni aty ju thjeshtë nuk do të jeni i përfshirë dhe nuk do të ndjeheni nën presion gjatë gjithë natës.

Ndrrojeni temën. Vetëm ndërrojeni temën e bisedës dhe injorojeni pyetjen. Nëse dikush ju ofron diçka jo të mirë ju thjesht mund të thoni diçka komplet tjetër si psh. “hej e ke parë postimin e fundit në facebook të këtij personi”.

Kthejani presionin. Nëse po ju bëjnë të ndiheni sikur jeni i paaftë, kthejani në të njejtën mënyrë. Thuani psh “nuk kam nevojë të bëjë diçka jo të mirë për t’u dukur më cool” apo “nuk jam budalla ta bëj këtë”.

Vonohu. Nëse dikush po provon të takohet me juve dhe ju në të vërtet nuk dëshironi thoni “le të bëhemi shokë fillimisht të njohim njëri-tjetrin më mirë”.

Vetëbesimi është esenical për tu ballafaquar me presionin nga bashkmoshatarët. Bëhu vetvetja, bëj zgjedhjet e tua vetë, pa u ndikuar nga mendimi i të tjerëve. Mëso ta ndjekësh shijen tënde. Mësohu të ndjehesh rehat derisa thua jo. Shoqërohu me njerëz të cilët ndjehen njësoj sikurse ju. Nëse situata duket e papërballueshme mos hezito të kërkosh ndihmë nga ndonjë i rritur.

Nëse ndonjë shok/qe e juaj është duke ju bërë presion të bëni diçka e cila 1) është e dëmshme për ju, 2) ju fut në telashe apo 3) ata e dinë që ju vërtet nuk dëshironi ta bëni… A janë ata vërtet shokët tuaj? Në të vërtetë shokët nuk e bëjnë këtë. Shokët respektojnë njëri -tjetrin, dhe ju nuk keni nevojë të bëni budallallëqe që shokët tuaj t’ju duan.

Nëse shokët tuaj janë duke ju bërë presion për të bërë diçka, çfarëdo qoftë ajo, ju ndoshta duhet të gjeni shokë të tjerë për t’u shoqëruar. Presioni i bashkmoshatarëve është paaftësi, mos u bënë pjesë e tij për askënd! 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com