Marrëdhënie

April 4, 2017 | 12:22

Çfarë duhet të bëni nëse partneri ju braktis?

Divorci është një nga testet e vështira me të cilat jeta mund t’ju përballë. Shumë persona përjetojnë dëshpërim, depresion dhe e kanë të pamundur të kthejnë këtë faqe. Gjithçka bëhet më e komplikuar. Ju ndjeheni bosh dhe e keni të pamundur të mblidhni forcat për të ecur përpara. E gjithë kjo nëse ju e lejoni këtë. Në një tjetër këndvështrim, një marrëdhënie e dështuar në fakt mund t’ju forcojë, ju bën më të pjekur, më të vendosur dhe më të guximshëm.

2

Si duhet të reagojmë në fund të një marrëdhënieje? Çfarë duhet të bëni nëse partneri ju braktis?

“Nga çdo lamtumirë ju mësoni.

Ju mësoni se dashuria nuk është e varfër

Se bashkëjetesa nuk është siguria

Mësoni se puthjet nuk janë kontrata

      dhe dhuratat nuk janë premtime.”

(Jorge Louis Borges)

 

Disa këshilla për të tejkaluar një situatë të tillë:

 

1) Në qoftë se doni të ndiheni mirë, duhet t’ju mjaftojë vetja

Mundohuni të kuptoni se pse kjo është një gjendje e varësisë, duke menduar veten kur ishit një fëmijë. Kujtoni historinë tuaj. Çfarë ishin prindërit tuaj për ty? Bëni një listë të të gjitha situatave që ndjeni se vareni nga të tjerët. Përpiquni të trajtoni rregullisht të gjitha situatat, aktivitetet dhe vendimet çdo ditë pa pyetur askënd për ndihmë (atje ku është e mundur dhe e dëshirueshme!).

2) Në qoftë se doni të ndiheni mirë duhet të jeni krijues

Edhe pse krijimtaria nuk mund të mësohet, ajo me siguri mund të stimulohet. Niçe besonte se jeta dhe bota  duhet të shiheshin si vepra të artit. Njerëzit krijues kanë një tendencë për të parë botën në këtë mënyrë dhe vazhdimisht shikojnë për mundësi që mund t’i shprehin në jetën e përditshme. Çfarë mund të bëni? Përpiquni ta bëni jetën tuaj më emocionuese: vizitoni vende të reja, praktikoni disa nga hobet që keni, provoni eksperienca të reja.

3) Ju duhet të përmirësoni komunikimin

Aftësia për të komunikuar është një nga cilësitë më tërheqëse te njerëzit. Nëse do të përforconi aftësinë tuaj për të komunikuar, nuk do të keni frikë të përballeni me situata të vështira. Do të jeni një person i drejtpërdrejtë, i gatshëm për çdo reagim dhe do të gjeni zgjidhje përmes dialogut.

4) Ju duhet të mësoni të kujdeseni për veten

Vetërespekti i ulët gëlltit dhe shkatërron çdo gjë që është e bukur dhe ëndërroni. Henry David Thoreau thoshte: “Nëse një person përparon në mënyrë të sigurtë në ëndrrat e tij, dhe përpjekjet për të jetuar jetën që imagjinonte, përplaset në një sukses tjetër të papritur”.

Pasqyra reflekton imazhin tuaj, ose të paktën kjo është ajo që ju mendoni se shihni, por e vërteta është krejt ndryshe. Të duash veten nuk do të thotë të bindesh se vlen, nuk do të thotë të ndihesh i sigurtë, apo të ndihesh mirë kur dikush të komplimenton. Të duash veten do të thotë të jeni të vetëdijshëm se jeta mund t’ju ofrojë gjëra më të mëdha. Kjo varet nga ju, nga zgjedhjet tuaja, veprimet tuaja, dhe çfarë mendoni se meritoni.

5) Ju duhet të jeni të qartë në lidhje me qëllimet tuaja

Kjo përvojë e keqe duhet të forcojë vendosmërinë, ju duhet të dini çfarë doni dhe si ta arrini. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e vetëdashurisë do të kapërceni të gjitha pengesat derisa të përmbushni ëndrrat tuaja më të rëndësishme.

6) Pyesni veten: A dëshironi me të vërtetë të jeni me atë person?

Nëse vuani shumë, ndoshta kjo do të duket e parëndësishme. Megjithatë, çdo refuzim në dashuri mund të përdoret në favorin tuaj si një pikënisje për të kuptuar se çfarë në të vërtetë dëshironi.

Mbaj mend!

Çdo dështim gjithashtu rezulton në një fitore. Në këtë dritë, fundi i një marrëdhënieje mund të bëhet një mundësi pozitive! Refuzimi në dashuri është i vlefshëm për të mësuar sesi të menaxhoni emocionet tuaja.

Kjo nuk është një situatë e këndshme, por pikërisht në situata të vështira mësoni më shumë. Mos harroni se ka gjithmonë diçka pozitive në përvojat negative.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top