FB

June 14, 2022 | 9:15

Çfarë duhet të dini mbi sindromën e “zemrës së thyer”…

Sindroma Takotsubo është një formë e papritur e dështimit akut të zemrës e shkaktuar shpesh nga stresi emocional ose fizik, e cila shoqërohet me ndryshime në rajonet e trurit të lidhura me emocionet dhe përpunimin emocional.

Sindroma Takotsubo është një formë e papritur e dështimit akut të zemrës, e cila vlerësohet të prekë deri në 5000 njerëz në MB çdo vit dhe është parë kryesisht tek gratë pas menopauzës. Mund të shkaktojë të njëjtat simptoma si një atak në zemër dhe megjithëse arteriet që çojnë në zemër nuk janë të bllokuara, rreziku i komplikimeve është i ngjashëm me ato të një ataku aktual në zemër. Ende nuk është kuptuar plotësisht se çfarë e shkakton sindromën Takotsubo, por zakonisht shkaktohet nga stresi emocional ose fizik, siç është humbja e një të dashur  prandaj njihet edhe si sindroma e zemrës së thyer.

Në studimin më të detajuar të këtij lloji, shkencëtarët panë trurin e 25 pacientëve që kishin pësuar një episod të Takotsubo në pesë ditët e mëparshme. Ata përdorën skanime MRI të trurit për të matur vëllimin e trurit, sipërfaqen dhe sinjalet e komunikimit midis zonave të ndryshme të trurit. Ata më pas i krahasuan këto rezultate me pacientët e kontrollit, të cilët u përputhën për moshën, gjininë dhe kushte të tjera mjekësore dhe zbuluan se kishte ulje të lidhjeve në talamus, amigdalë, insulë dhe ganglione bazale të pacientëve Takotsubo krahasuar me njerëzit e shëndetshëm.

Studiuesit zbuluan se zonat e talamusit dhe insulës së trurit ishin zgjeruar, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i trurit duke përfshirë amigdalën dhe trungun e trurit ishte më i vogël në krahasim me njerëzit e shëndetshëm.

 

 

Përgatiti S.P/ Burimi neurosciencenews.com 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top