FB

April 25, 2022 | 13:05

Çfarë duhet të hani në darkë për të humbur peshë

Shumë shpesh ju nuk humbni peshë jo sepse jeni duke ngrënë tepër, por për shkak të asaj që hani. Në fakt ka ushqime të shëndetshme që të kombinuara së bashku janë të këqija ose ka vakte të konsumuara vonë në mbrëmje, të cilat vështirë se do të arrini t’i tresni. Është e rëndësishme të jeni shumë të kujdesshëm dhe kur është e mundur të kërkoni ndihmë nga një nutricionist për të korrigjuar gabimet që mund të bëni. Gjithashtu mbani mend se dieta nuk do të thotë se duhet të vdisni nga uria.

Këtu janë ushqimet më të mira të darkës për t’ju ndihmuar të humbni peshë

Sallatë me perime: Filloni darkën me një sallatë të thjeshtë – është me kalori të ulët dhe hulumtimi nga Penn State tregon se ngrënia fillimisht e një sallate mund të zvogëlojë deri në 12% marrjen e përgjithshme të kalorive në një vakt. Plus, një sallatë e pasur me perime siguron fibra, një domosdoshmëri kur jeni në dietë. Fibrat ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Proteina pa dhjamë: Mishi i viçit, pulës, derrit, peshku, tofu ose fasulet, pavarësisht se cilën të zgjidhni, janë të gjitha të pasura me proteina. Gram për gram, proteina do t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur për më gjatë sesa karbohidratet dhe yndyrnat. Dhe mos harroni produktet e qumështit: Hulumtimet e fundit, të publikuara në Journal of Nutrition, zbuluan se proteinat në produktet e qumështit (të quajtura proteina e hirrës) mund të ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës dhe të ndihmojnë në ndërtimin e masës trupore.

Drithërat integrale: orizi kaf, quinoa dhe buka me miell integral në 100% të rasteve mund t’ju japin një avantazh shtesë kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, sepse ato nxisin humbjen e yndyrës së barkut. Merita është e fibrave, por edhe e pranisë së magnezit, një mineral themelor në rregullimin e metabolizmit të yndyrës.

 

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top