Në ditët festive konsumimi i alkoolit është me bollëk. Megjithatë, nëse hani mirë para se të pini është e mundur të kufizoni në masë të madhe “dëmin” që alkooli i bën trupit tonë. Më poshtë do të shihni se çfarë është e mirë për t’u ngrënë dhe çfarë duhet të shmanget para konsumimit të alkoolit.
Proteina: Po
Ekspertët rekomandojnë të hahen kryesisht proteina dhe yndyrna në vend të karbohidrateve. Kjo bën të mundur ngadalësimin e absorbimit të alkoolit duke vonuar dehjen.
Frutat dhe perimet: Po
Perimet përmbajnë shumë ujë dhe kështu ndihmojnë në mbajtjen e trupit të hidratuar dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë efektin e alkoolit.
Uji: Po
Edhe nëse konsumoni fruta dhe perime të mjaftueshme, uji është i nevojshëm në kombinim me alkoolin. Në përgjithësi, është mirë për çdo pije që pini ta shoqëroni një gotë me ujë. Përndryshe, shtoni shumë kube akulli në pijen tuaj.
Çokollatë, domate, erëza: JO
Ushqime të kripura: JO
Kafeinë: Jo
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.