Performanca jonë mendore ndikohet nga shumë faktorë, siç janë kohëzgjatja e gjumit, stresi dhe gjendja e përgjithshme e shëndetit tonë.
Një nga shkaqet më të zakonshme është mangësia ushqyese:
Truri punon fort 24 orë në ditë edhe kur flemë. Kjo do të thotë që ka një nevojë të vazhdueshme për “karburant”. Energji nga ushqimi. Ky”karburant” duhet të jetë sa më cilësor që të jetë e mundur, kështu që performanca juaj do të jetë e kënaqshme.
Ushqimet me vitamina, minerale dhe antioksidantë janë të dobishme dhe për t’ju mbrojtur kundër të ashtuquajturit stresi oksidativ, që shkakton dëmtimin e qelizave. Nga ana tjetër, janë veçanërisht negative, sheqeri dhe karbohidratet të tjera të rafinuara.
Zgjidhja: Një dietë “anti-inflamatore” mund të ndryshojë situatën dhe do t’ju japë qartësinë mendore që ju dëshironi. Konsumoni fruta, perime dhe peshk. Ushqimet veçanërisht të pasura me antioksidantë janë manaferrat, çokollata e zezë.
Për funksionimin e duhur të trurit dhe sistemit nervor janë vitamina B1 (thiamin), B3 (niacin), B6, B9 (acid folik) dhe vitamina B12. Mungesa e tyre shpesh çon në konfuzion dhe në problemet e kujtesës.
Siç u përmend më lart, inflamacioni është kryesisht përgjegjës për humbjen e performancës suaj. Aktiviteti i fortë antiinflamator që ka vitamina C, e cila me të vërtetë “bashkëpunon”, me vitaminën B për prodhimin e kimikateve lehtësojnë komunikimin në mes qelizave nervore.
Vitaminën B dhe C do ta gjeni sasi të konsiderueshme në agrume, brokoli, speca, lakër dhe në kivi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.