Intervistat e punës shpesh herë janë të sikletshme dhe kjo për shkak të atyre pyetjeve me spec që nuk dimë se çfarë përgjigje t’u kthejmë.
Janë disa përgjigje të cilat duhet të evitoni t’i përmendni e disa të tjera të cilat duhet patjetër t’i thoni për të treguar se ju jeni personi më i përshtatshëm për pozicionin që po aplikoni.
Por cilat janë këto gjëra që duhet të shmangni?
Nëse thoni “Kjo është puna e vetme që po aplikoj, kjo nuk do të jetë një gjë e mirë pasi ata që kërkojnë punë zakonisht janë të prirur të kërkojnë për më shumë se sa një punë dhe nëse jepni këtë përgjigje do të ngjani krejtësisht të pandershëm.
Një menaxhere punësimi sugjeron që të flisni mirë për punët e tjera edhe nëse ato kanë qenë krejtësisht të papërshtatshme për ju. Fjalët negative nuk duhet të dalin nga goja juaj sidomos në një intervistë pune.
Kur intervistuesit ju pyesin se pse dëshironi të punoni në këtë pozicion pune ata dëshirojnë të shikojnë se çfarë ju nxit më shumë, sa mirë e keni hulumtuar kompaninë dhe se sa shumë e dëshironi punën.
Është e qartë se ju dëshironi të merrni atë pozicion pune për shumë arsye por mënyra se si i rendisni ato do të zbulojë atë që është më e rëndësishme për ju.
Nëse një nga pyetjet që do të merrni gjatë një interviste pune është: “Nëse do të mund të punonit për një kompani ku do të punonit?
Intervistuesi juaj dëshiron të dijë nëse kompania e tyre është zgjedhja juaj e parë si dhe sa seriozisht e keni marrë të punuarit me ta, kështu që përgjigjuni të ktheni një përgjigje që të tregojë qartësisht këtë.
Ata gjithashtu mund t’ju pyesin dhe cilat janë kushtet për të cilat nuk keni qenë dakord në kompaninë ku punonit më parë, për të parë pikërisht nëse keni problem qëndrimin në punë pas orarit zyrtar të saj, apo telefonatat në lidhje me punën në fundjavë dhe e gjitha kjo për të kuptuar se sat ë gatshëm do të jeni ju për këtë vend pune.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.