Këshilla & Arsye

March 29, 2018 | 9:21

Zakonet që duhen hequr para moshës 30-vjeçare

Shpesh na është thënë që duhet të hamë më mirë, të punojmë më shumë e të shmangim zakonet e këqija. Por sa shpesh ndodh të bëjmë një përpjekje të vetëdijshme për të ndryshuar mënyrën tonë të jetesës?

Të tridhjetat janë një moshë e mirë për t’u ndalur pak dhe për t’ju drejtuar vetes suaj për të gjitha ato zakone që kanë nevojë për një shkundje.

Më poshtë do të gjeni një listë me zakone të dëmshme që duhet të thyeni përpara se të arrini moshën 30 vjeçare.

  1. Nuk duhet të mendoni se konsumimi i duhanit vetëm kur jeni në ambiente shoqërore nuk ju dëmton
  2. Përpara se të arrini moshën 30 vjeçare duhet të keni një orar në të cilin flini zakonisht, përmbajtja e orareve strikte është një zakon i mirë
  3. Kurrë mos vendosni shëndetin tuaj fizik përpara atij mendor
  4. Është e gabuar të mendoni se mund të mbështeteni te metabolizmi juaj, në këtë moshë ushtrimet fizike dhe mbajtja e një diete të balancuar janë të domosdoshme
  5. Mosha 30 vjeçare nuk duhet t’ju gjejë kurrë pa para në fund të muajit. Supozohet të jeni I pjekur mjaftueshëm për t’i bërë mirë llogaritë pavarësisht të ardhurave
  6. Asnjëherë mos bëni gjëra vetëm për shkak se duhet t’i bëni
  7. Qëndrimi jashtë në orë të vona duhet të reduktohet sa më shumë
  8. Filloni të kujdeseni shumë për dhëmbët tuaj, është ndër momentet më të domosdoshme për ta bërë këtë
  9. Shqetësimi vazhdimisht se çfarë mendojnë të tjerët është një zakon që duhet ta lini pas që pas të 20-ave. Nëse nuk e keni bërë akoma jeni në telashe
  10. Përpara moshës 30 vjeçare ju duhet të keni një plan afat gjatë se çfarë do të bëni dhe ku dëshironi të shkojë jeta juaj.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top