Marrëdhënie

February 6, 2017 | 10:34

Çfarë e bën marrëdhënien në çift të lumtur dhe të shëndetshme?

Marrëdhënia në çift, nëse ushqehet vazhdimisht dhe me kujdes, zbulon një burim të pashtershëm dhe të pazëvendësueshëm të energjisë. Cilat janë shtyllat që e bëjnë të mundur këtë?

1

Bëni gjëra të ndryshme

Rregulli numër një i romancës janë surprizat. Nëse ju i blini një lule çdo të hënë është diçka e këndshme dhe romantike.

Bëni dhurata të paparashikuara

Nëse nuk jeni tipi i dhuratave, ndryshoni për pak dhe lëreni veten të lirë. Diçka e vogël simbolike mund ta ndryshojë atmosferën në një ambient romantik. Thyej rregullat, dil nga rutina. Ai/ajo do të mbesë i/e mrekulluar.

Lëreni të jetë vetvetja

Çelësi për një martesë të suksesshme është të pranosh se nuk duhet ta ndryshosh partnerin tënd.

Dy fjalë: Të dua

Nuk është asnjëherë e tepërt dhe vonë për të shprehur atë që ti ndien.

Gatuani atë që pëlqen më shumë partneri/ja juaj

Nëse keni një ritual, dilni nga ai dhe provoni diçka tjetër, diçka ndryshe.

Asnjëherë mos bini të flini të mërzitur

Asnjëherë mos shkoni të flini duke mbajtur mëri. Mundohuni të komunikoni dhe ta zgjidhni situatën. Një pajtim në fund të ditës mbetet gjithmonë i ëmbël.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top