Këshilla & Arsye

November 7, 2016 | 8:45

Çfarë është demenca/harresa?

Është e zakonshme që përjetojmë humbjen e kujtesës, kur njeriu plaket. Shpesh, problemet e kujtesës mund të jenë të përkohshme, por mund të jenë hapi i parë në harresë. Demenca është një dëmtim organik për shkak të sëmundjes, apo dëmtimeve të jashtme, që përfshijnë humbjen e vazhdushme të funksionit të trurit si dhe simptoma të reja.

Ajo është sëmundje në tru, që ka efekte në kujtesë dhe në aftsitë e të menduarit, dhe për këtë arsye nuk është një ndryshim normal moshe. Kur i prekuri me demencë humb shumë funksione të trurit dhe humbjen e kujtesës, të gjitha këto vetëm nuk janë të mjaftushme për të bërë diagnozën e demencës.

Koncepti demencë duhet të përdoret vetëm nga përkeqësimi i zgjatur i simptomave (të paktën gjashtë muaj) të kujtesës dhe funksioneve të tjera intelektuale, në një mënyrë që shkaktojnë vështirësi në aktivitetet e përditshme. Është shumë me rëndësi të dini se të gjithë ata që janë të prekur nga demenca nuk mund të kenë saktsisht të njëjtat simptoma.

Njerëz të ndryshëm kanë vështirësi të ndryshme, edhe në qoftë se ju dhe unë kemi të njëjtën diagnozë nuk është e sigurtë se ne veprojmë njësoj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top