Ajo ishte atje fizikisht por ajo nuk ishte atje…. Pothuajse të gjithë kanë dëgjuar duke thënë frazën “ajo ishte fizikisht atje por ajo me të vërtetë nuk ishte atje”. Çfarë do të thotë kjo? Çfarë është ekzistenca? Një prani fizike? A është trupi ynë i mjaftueshëm për të provuar se ne jemi ekzistencë? Padyshim që jo.
Nga Arta Llana, psikologe klinike
Në situata ose rrethana të vështira, apo në vende në të cilat nuk dëshirojmë të jemi, është vetëm forca mendore dhe energjia e brendshme ajo që i mban njerëzit “gjallë” në shpirt dhe që dominon çdo gjë tjetër përreth.
Dimensioni i brendshëm është si solar plexus të cilin duhet ta zotërosh në mënyrë që të shpërndash “rreze drite” për vete dhe për të tjerët.
Lutuni jo vetëm për veten tuaj por edhe për njerëzit tuaj që i doni, mirësia dhe energjia pozitive duhet të gjejë rrugën e duhur që të përcillet në destinacion.
Qëndro i fortë, qëndro pozitiv dhe shpërnda dashuri!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.