Përgatiti Esmeralda Birçaj
Empatia është aftësia jonë për të ndjerë atë që ndjejnë të tjerët, pra për të “vënë veten” në vendin e tjetrit. Më konkretisht, empatia është identifikimi emocional me një qenie tjetër njerëzore. Është aftësia jonë për të njohur dhe kuptuar ndjenjat, mendimet dhe situatën e tjetrit.
Personi që ka zhvilluar këtë aftësi mund të njohë, perceptojë dhe ndjejë atë që ndjen një qenie tjetër njerëzore. Në këtë mënyrë mundet, që ajo që themi, të “hyjë” në vend të tjetrit dhe të kuptojë sjelljen e tij dhe të njohë motivet e saj. Domethënë të shohësh botën me sytë e tjetrit.
Në psikologji, fjala “empati” përdoret me tre kuptime të dallueshme:
a)I kuptoj ndjenjat e tjetrit
b)Ndjej atë që ndjen tjetri dhe
c)Unë reagoj me simpati ndaj pikëllimit të tjetrit.
Këto versione përshkruajnë një sekuencë: “Unë kujdesem për ty, të simpatizoj dhe veproj për t’ju ngushëlluar”.
Me fjalë të tjera, është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm për të komunikuar dhe për t’u lidhur me të tjerët, që për fat të keq, ndonëse është një aftësi që e kanë të gjithë njerëzit, shumica prej nesh e injorojmë dhe për këtë arsye mbetet e pashfrytëzuar.
Sigurisht, në një epokë si e jona me kaq shumë probleme sociale, solidariteti dhe ndërgjegjësimi për nevojat e njëri-tjetrit janë thelbësore. Vetëm kur të kuptojmë se jemi krijuar për të jetuar në tërësi, do të kuptojmë domosdoshmërinë e bashkëjetesës dhe dhembshurisë.
Dhembshuria, një term shumë i rëndësishëm, shfaqet çdo ditë në forma të ndryshme si gatishmëri, si ndjeshmëri ose si përgjigje, të gjitha shenja të kujdesit të mirë prindëror ose një marrëdhënie miqësore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.