Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Fleksibiliteti emocional është aftësia për të ndjerë dhe pranuar të gjitha emocionet tuaja pa u “ngecur” në to. Kur lidhemi me emocionet tona dhe kalojmë nëpër to, ne mbajmë një ndjenjë se dhimbja, trishtimi, zemërimi, ankthi, etj., janë të gjitha normale dhe jo të përhershme, pra ato kalojnë dhe na lejojnë të ndjejmë emocione të tjera.
Njerëzit me fleksibilitet emocional mund dhe ndryshojnë mënyrën se si i shohin gjërat dhe kanë aftësinë të përdorin strategji të ndryshme korrekte për të ndihmuar veten.
Fleksibiliteti emocional është çelësi për forcën mendore dhe elasticitetin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.