FB

January 6, 2022 | 10:44

Çfarë është frika nga mbytja dhe si ta trajtojmë?

Pseudodisfagia, ose frika e mbytjes, ngatërrohet ndonjëherë me fagofobinë , ose me frikën e gëlltitjes.

Pseudodisfagia dhe ushqimi

Njerëzit me pseudodisfagia shpesh kanë vështirësi në ngrënien e ushqimeve të ngurta. Ankthi dhe tensioni shkaktojnë ngushtimin e muskujve të fytit, gjë që nga ana tjetër e rrit më shumë mundësinë e mbytjes. Prandaj, personat që vuajnë prej saj, gjithnjë e më tepër po i kthehen dietave të lëngshme ose atyre në formë pureje, gjë që në plan afatgjatë mund të krijojë probleme që lidhen me marrjen e vlerave të duhura ushqyese. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, është shumë e rëndësishme të trajtohet pseudodisfagia sa më shpejt të jetë e mundur.

Pseudodisfagia dhe dentisti

Shumë njerëz kanë frikë nga mbytja gjatë ose pas një procedure dentare. Ata që kanë një frikë më të përgjithësuar nga mbytja mund ta kenë të vështirë ose fare të pamundur të shkojnë te dentisti. Nëse përjetoni këto frikëra nga dentisti, diskutoni më parë shqetësimet tuaja me të. Dentistët janë mësuar për t’u marrë me njerëz me të gjitha llojet e frikërave, dhe shumica kanë një plan gati sesi t’i trajtojnë këta pacientë. Ndërsa procedurat dentare nuk janë kurrë argëtuese, ndershmëria dhe komunikimi i hapur e bëjnë përvojën pak më të lehtë për të gjithë.

A ka ndihmë për pseudodisfaginë?

Fobitë janë përcaktuar si frikëra irracionale. Por, shmangia e konsumit të rrushit nga frika se shkakton mbytje, nuk është krejtësisht irracionale dhe nëse thjesht shmangia e disa ushqimeve është e nevojshme për ta mbajtur pseudodisfaginë nën kontroll, atëherë ndoshta nuk ka nevojë për terapi. Por nëse fobia juaj ndërhyn ndjeshëm në jetën tuaj të përditshme, në marrëdhëniet dhe në profesion, ose ju shkakton shqetësim, konsideroni një takim me një profesionist të shëndetit mendor.

 

 

Burimi / https://humanum.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top