Aktualitet

January 26, 2024 | 13:01

Çfarë është fruthi dhe pse situata konsiderohet alarmante edhe në Shqipëri? Mjekja pediatre: Kujdes fëmijët, është sëmundje fatale!

 

Rikthehet frika e fruthit në Europë. Sëmundja ngjitëse që mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, e madje edhe vdekje, po vazhdon të përhapet me shpejtësi në kontinentin e vjetër, kryesisht në ato vende ku niveli i vaksinimit ka rënë.

Në vendin tonë është konfirmuar prania e fruthit, rastet me fruth ndodhen në Tiranë dhe në Durrës.

fruthi

Fruthi është sëmundje ngjitëse virale, e cila, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në komplikime serioze shëndetësore. Çdo njeri mund të preket me fruth nëse nuk është vaksinuar ose nëse nuk e ka pasur më parë këtë sëmundje.

E ftuar në Vila24 mjekja pediatre Sonila Brati bën thirrje prindërve të kenë kujdes nga temperatura e lartë dhe të vaksinojnë të vegjlit e tyre.

“Prindërit duhet të kenë kujdes pasi fruthi nuk është një patologji si çdo virozë tjetër që një fëmijë mund të ketë por ka simptoma të caktuara dhe specifike, është një patologji që shkakton ndërlikime që mund të jenë fatale dhe të riskojnë jetën. Më të riskuara janë moshat patologjike që nuk janë vaksinuar, por preken dhe mosha të tjera që mund të jenë vaksinuar por në këtë rast e kalojnë fruthin me lehtësi.

Nëse fëmijët kanë temperaturë të shoqëruar me kollë prindërit duhet të drejtohen te mjeku pediatër, pra nëse kanë temperaturë 39-40 gradë në 24 orët e para prindërit duhet të shkojnë në spital pasi përveç fruthit janë duke qarkulluar dhe viroza të forta. Të gjithë prindërit duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre”- tha Brati për News24.

 

Çfarë është fruthi?

Fruthi është sëmundje ngjitëse virale e cila, nëse nuk trajtohet, mund të shpie në komplikime serioze shëndetësore. Çdo njeri mund të sëmuret me fruth nëse nuk është vaksinuar ose nëse nuk e ka pasur më parë këtë sëmundje. Sidoqoftë, fruthi është më i zakonshëm te fëmijët.

 

Cilat janë simptomat e fruthit?

Ekspertët tregojnë se simptomat e fruthit zhvillohen mes 6 dhe 19 ditëve pas kontaktit me infeksionin. Simptomat e para, të cilat zakonisht zgjasin 2-3 ditë, përfshijnë një ndjenjë të përgjithshme se nuk jeni mirë, keni koll, sy të lodhur, shenja në lëkurë dhe temperaturë deri në 40 gradë celsius. Fëmijët gjithashtu mund të ankohen se drita ua lëndon sytë.

 

Si shpërndahet fruthi?

Virusi i fruthit mbahet në miliona pikëza të vogla të cilat dalin nga goja dhe hunda kur një person i infektuar kollitet apo teshtinë. Kjo do të thotë se shumë lehtë mund të sëmureni nga fruthi nëse veç i nuhatni këto pikëza ose nëse e prekni sipërfaqen ku këto pikëza gjinden dhe pastaj i vendosni duart afër hundës apo gojës.

 

A mund të parandalohet fruthi?

Mënyra më e mirë për ta parandaluar fruthin është përmes vaksinimit. Shumica e fëmijëve vaksinohen – doza e parë ofrohet në muajin e 13-të dhe doza e dytë në moshën 3 vjeç e 4 muaj.

Të rriturit dhe fëmijët mund të vaksinohen në çdo moshë nëse veç nuk janë vaksinuar krejtësisht më parë.

Për më shumë informata rreth vaksinimit kundër fruthit, është mirë të konsultoheni me doktorin.

 

Si trajtohet fruthi?

Ka disa gjëra që mund t’i bëni e të cilat jua lehtësojnë simptomat dhe e zvogëlojnë rrezikun e shpërndarjes së infeksionit. Këto gjëra përfshijnë:

–Konsumimin e paracetamolit apo ibuprofenit për t’i lehtësuar dhimbjet, për ta ulur temperaturën, etj. (aspirina nuk duhet t’iu jepet fëmijëve nën moshën 16-vjeçare)

–Konsumimi i sasive të mëdha të ujit për ta shmangur dehidratimin

–Mbyllja e perdeve për të ndihmuar në reduktimin e ndjeshmërisë ndaj dritës

–Pushimi nga puna apo shkolla për të paktën 4 ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top