Mirëqenie

November 20, 2016 | 11:48

Çfarë është meditimi dhe si praktikohet

Skënder Shkreli Psikolog

Skënder Shkreli
Psikolog

Meditimi nuk është gjë tjetër veçse një udhëtim i ndërgjegjes përmes Vetvetes. Në Meditim, udhëtojmë me vetëdije nga Trupi në Mendje, nga Mendja në Intelekt dhe nga Intelekti në Vetvete akoma dhe përtej saj. Për të bërë Meditim, më parë duhet të ndalojmë të gjitha funksionet e Trupit. Rregulli i parë që ndiqet gjatë meditimit është Pozicioni (qëndrimi), mjafton të jetë i rehatshëm dhe i qëndrueshëm, qoftë në dysheme apo karrige.

  • Uluni rehatshëm
  • Kryqëzoni këmbët
  • Bashkoni gishtrinjtë e duarve
  • Mbyllni sytë ngadalë
  • Çlirohuni
  • Qetësohuni tërësisht
  • Çlironi të gjithë trupin

Kur rrimë këmbëkryq dhe bashkojmë gishtrinjtë e duarve, energjia qarkullon në formë rrethi. Kjo na jep më shumë stabilitet (qëndrueshmëri). Sytë janë dyert e Mendjes. Kur trupi qetësohet, ndërgjegja udhëton në zonën tjetër të mendjes dhe intelektit. Mendja nuk është gjë tjetër veçse një grubull mendimesh që vjen në sipërfaqen e saj. Për të kapërcyer Mendjen dhe Inteligjencën duhet të vëzhgojmë frymën. Vëzhgimi është natyra e vetvetes, për këtë, mos merrni frymë artificialisht. Lëreni frymëmarjen të bëhet natyrshëm. Ky është çelësi. Kjo është mënyra.

  • Mos ndiqni mendimet
  • Mos insistoni në pyetje apo mendime
  • Largoni mendimet
  • Kthehuni tek Fryma
  • Vëzhgoni frymëmarrjen natyrore
  • Qëndroni me frymëmarrjen
  • Atëherë, mendimet rrallohen
  • Gradualisht, frymëmarrja bëhet më e hollë dhe e shkurtër
  1. Së fundi, frymëmarrja zerohet… dhe stabilizohet si dritë/shkëlqim në mes të vetullave
  2. Nuk do të keni as frymëmarrje, as mendim
  3. Do të jeni plotësisht (të zbrazët) pa mendime

Kjo fazë quhet: Nirmal Sthithi ose Faza pa Mendime. Në këto rrethana përmbytemi nga Energjia Kozmike. Sa më shumëmeditojmë, aq më tepër energji pranojmë. Kjo energji rrjedh nga Trupi Energjik, i cili njihet ndryshe edhe si Trup Eterik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top