FB

February 8, 2023 | 9:07

Çfarë është në vetvete të nxënit: proces apo rezultat?   

 

 

Të nxënit përfshin përvetësimin, modifikimin dhe përpunimin e njohurive, aftësive, shprehive, shkathtësive, qëndrimeve dhe sjelljeve të caktuara. Njerëzit nxënë në forma e mënyra të ndryshme aftësitë njohëse, gjuhësore, motorike, teknike dhe sociale, të cilat iu mundësojnë atyre përfshirjen, bashkëveprimin dhe zhvillimin e tyre individual.

000

Nga Prof.Assoc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

Në fëmijëri individi nxë aftësinë për të shkruar, lexuar, njihet me rregullat e para drejtshkrimore e gramatike, njeh numrat dhe fiton aftësitë dhe shprehitë bazë matematike, ndërsa gradualisht me rritjen e moshës dhe viteve të shkollimit fiton njohuri më të thelluara rreth dijeve dhe aftësohen në kryerjen e veprimtarive në nivele më të ndërlikuara intelektuale dhe psikomotore, si zgjidhja e problemeve, shkrimi i eseve, ngarja e biçikletës apo makinës, puna në bashkëpunim me të tjerët në një projekt grupi, etj. 

s

Shoqëria njerëzore është e interesuar për përvetësimin e dijeve dhe zotërimin e aftësive profesionale, pasi prej tyre përfitohen të mirat materiale e shpirtërore. Mirëpo, edhe pse në parim, njerëzit e pranojnë se të nxënit është i rëndësishëm për jetën e tyre, jo të gjithë ia arrijnë suksesit në zotërimin dhe përvetësimin e objektivave të dëshiruara.  Ka njerëz që ia arrijnë më shpejt, ka të tjerë që nxënë më me vështirësi dhe kjo e vë individin në dilema midis arsyeve biologjikë që lidhen me potencialin intelektual të tij dhe arsyeve mjedisorë që lidhen me edukimin, marrëdhëniet dhe teknologjinë. Për më tepër nuk është vetëm individi i përfshirë në këto dilema, por edhe vetë studiuesit pozicionohen në këndvështrime dhe qëndrime kundërshtuese, pasi edhe ata i shikojnë në pamje dhe pozicione të ndryshme shkaqet, proceset dhe pasojat e të nxënit. 

Nëse është proces sa është i unifikuar me proceset e tjera të edukimit dhe më konkretisht në kuptimin kontekstual mos vallë gjen shpjegimin brenda konceptit të mësimdhënies? Atëherë duhet të përqendrohemi te mësuesi dhe fuqizimi i faktorëve që lidhen me procesin e mësimdhënies dhe edukimin në tërësi.  

Nëse të nxënit e përfytyrojmë si rezultat të procesit mësimor, atëherë pse duhet të rropatemi kaq shumë në kërkim të metodave dhe teknologjive, kur fare mirë vendosim standarde dhe nëpërmjet këtyre standardeve matim të nxënit konkret? 

Në një këndvështrim tjetër: a duhet të përqendrohemi në kuptimin e të nxënit vetëm në atë të nxënë që ndodh në shkollë, apo do të përfshijmë edhe të nxënit që ndodh gjatë gjithë jetës, brenda dhe jashtë shkollës? 

s1

Në një përqasje tjetër në se të nxënit është edhe proces edhe rezultat si ndodh ai: si zgjim i energjive të brendshme mentale nën ndikimin e ngacmuesve të jashtëm mjedisorë, apo si meritë e gjetjes së faktorëve optimalë të jashtëm dhe mjeshtërisë së përcjelljes dhe instalimit të standardeve që pasqyrojnë ndryshimet e pritshme. Siç shihet, kjo analizë na e bën kuptimin mbi të nxënit edhe më kompleks. Për këtë arsye e kemi të vështirë të gjejmë një përkufizim të përgjithshëm e të përbashkët për të nxënit që të pranohet prej të gjithë teoricienët, studiuesit dhe prakticienëve të edukimit (Shuell 1986) Megjithatë, psikologët e edukimit duke studiuar këto teori, kanë arritur të dallojnë brenda shpjegimeve të tyre tri fjalë kyç, të cilat mund të përdoren si bazë e artikulimit të një përkufizimi që pasqyron në një farë mënyre kuptimin për të nxënit.  

 

Këto fjalë janë:   

ndryshim sjelljeje 

qëndrueshmëri në kohë 

eksperiencë. 

 

Mbi këto kuota mund të japim këtë përkufizim:  

Të nxënit është një ndryshim i qëndrueshëm i sjelljes në një model të dhënë, i cili rezultohet prej praktikës ose formave të tjera të eksperiencës. 

 

Le ta analizojmë këtë përkufizim më në brendësi

Kriteri i parë i përkufizimit të të nxënit është ndryshimi i sjelljes, apo ndryshimi në kapacitetin për t’u sjellë. Nxënësit, kursantë, studentët nxënë, kur ata bëhen të aftë për të bëre diçka të cilën ata nuk mund ta bënin më parë. Të nxënit përfshin të zhvilluarit e veprimeve të reja ose modifikimin e atyre ekzistuese. Ne nuk mundemi ta vëzhgojmë drejtpërdrejt procesin e të nxënit, prandaj ne e konsiderojmë atë më tepër si produkt ose si rezultat. Të nxënit është vlerësuar mbi bazën e asaj se çfarë njerëzit thonë, shkruajnë dhe bëjnë. Ai përfshin një kapacitet ndryshimi të sjelljeve edhe në rastet kur nxënësit, kursantë, studentët nuk është në gjendje t’i demonstrojë në një moment të veçantë për shkak të harresës, hutimit apo emocioneve të forta. 

Kriteri i dytë i qenësishëm në këtë përcaktim është se ndryshimi i sjelljes (ose kapaciteti për ndryshim) reziston përtej kohës. Pra të nxënit është një ndryshim i qëndrueshëm i sjelljes. Duke përjashtuar nga koncepti i të nxënit, ndryshimet e përkohshëm të sjelljes, faktorë të tillë si droga, alkooli dhe lodhja, nuk i përfshijmë te të nxënit, sepse ato janë ndryshime të përkohshme dhe kur shmangen burimet që kanë shkaktuar këtë apo atë deviancë, sjellja kthehet përsëri te forma e saj origjinale dhe në këto raste themi se individi është rehabilituar. Është rasti të bëjmë kujdes për të mos ngatërruar konceptet “ndryshim i qëndrueshëm” me “ndryshim i përhershëm”.  

Të nxënit vërtet është i qëndrueshëm, por ai nuk mund të jetë i përhershëm, pasi ndodh edhe harresa. Të nxënit i reziston harresës për një kohë të gjatë duke u ndeshur me të. Sa më aktiv të jetë aq më gjatë i reziston dhe sa më pasiv të jetë, aq më e mundshme është fshirja e tij.  

Ky klasifikim është i diskutueshëm, por shumica e njerëzve pranojnë se ndryshimet kohëshkurtër nuk kategorizohen te të nxënit. 

Kriteri i tretë është se – të nxënit ndodh përmes praktikës dhe formave të tjera të eksperiencave. Ky kriter e përjashton ndryshimin e sjelljes që vjen si tendencë e lindur, prej natyrës gjenetike të trashëguar, siç janë: ndryshimet që vijnë me rritjen e moshës tek fëmijët, nevojat biologjike,etj. Megjithatë dallimi midis trashëgimisë dhe të nxënit shpesh nuk eshte “clear – cat”, i qartë. Njerëzit mund të jenë të predispozuar të veprojnë në mënyrat e dhëna, por zhvillimi aktual i sjelljes së dhëne varet prej bashkëveprimit me të tjerët. Fëmijët nuk e mësojnë gjuhën me veten e tyre, por më tepër nëpërmjet ndërveprimeve dhe mesimdhenies. (Lenneberg. 1967) Në linjë të njëjtë, me zhvillimin normal, fëmijët zvarriten dhe ngrihen në këmbë, por ambienti mund të ndikojë  në  normalitetin e zhvillimit të kësaj sjelljeje. Nëse një fëmijë pengohet me forcë në lëvizjet e tij motoriket,  Ai nuk do të zhvillohen normalisht dhe gjatë viteve të mëpasme, ai do të ketë probleme me ecjen dhe reflekset lëvizore. 

s2

Teoritë e të nxënit rezultat i kërkimeve studimore:  

Funksionet e teorisë 

Ajo është një bazë shkencore për të shpjeguar një fenomen që shtrohet për diskutim si një teori që: 

1.shpjegon dhe parashikon sjelljen 

2.nuk themelohet kurrë mbi dyshime 

3.mund të modifikohet  

4.përgatit një shpjegim të përgjithshëm për vëzhgimet e bëra në kohë. 

Të nxënit kërkon Paradigmat-Shembullin 

 

Nr  TIPI i kërkimit  VEÇORITË e kërkimit 
Korelativ/Sasior  Ekzaminon marrëdhëniet midis variableve 
Eksperimental  Një ose më shumë variable janë alternuar dhe ndikuar nga variable të tjerë janë vlerësuar. 
Kualitativ/ Cilësor  Përqendrohet me përshkrimin e ngjarjes dhe interpretimin e kuptimit. 
Laboratorik  Projekti kushtëzohet në një kuadër të kontrolluar 
Fushë/ Terren/ Natyral  Projekti kushtezon në një kuadër natyral (shkollë, shtëpi, punë) 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top