Në fokus

November 16, 2017 | 9:16

Çfarë është stërvitja e trurit?

Stërvitja e trurit është nje set ndërhyrjesh që përdoren për të përmirësuar aftësitë e një individi për të performuar detyra konjitive. Këto detyra kërkojnë që të preken disa funksione konjitive si: vëmendja, memoria dhe arsyetimi.

 

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Objektivi nuk është të plotësohet një detyrë reale jetësore, por të përmirësojë vetë-funksionimin.

23633307_10210910290288434_1872014301_oStërvitja e trurit fillimisht është zhvilluar për të ndihmuar individët që kishin pësuar lëndime në tru. Ushtrimet ishin një ndërhyrje klinike për të përmirësuar funksionet e tyre konjitive dhe për të ndihmuar të rifitojnë aftësitë e tyre për të jetuar në mënyrë të pavarur. Më vonë klinicistët filluan t’i përdornin ushtrimet për stërvitjen e trurit, për të përmirësuar performancën konjitive tek individët me probleme specifike si psh; ADD, Demenca dhe për sëmundje serioze mendore.

Stërvitja e trurit ju mundëson të observoni trurin tuaj në aksion, gjë e cila mund tju ndihmojë të identifikoni dhe të fuqizoni pikat e dobëta konjitive që mund të keni, dhe të përmirësoni aftësitë e të menduarit strategjik. Stërvitja e trurit me një profesionist të fushës, ka një ndryshim të  madh nga stërvitja e trurit nëpërmjet lojrave online që në ditët e sotme u bëhet një publicitet shumë i madh. Një profesionist është si një instruktor, që ju ndihmon të evidentoni pikat e dobëta që ju keni dhe arrin të ndërtojë një plan individual pune,për të arritur sukses.

Studimet kanë treguar se rritja e vëllimit të  trurit mund të sigurojë mbrojtje nga çrregullimet neurodegjenerative (tkurrja e trurit) të lidhura me plakjen, të tilla si demenca.

1

Cili lloj ushtrimi do të rriste vëllimin e trurit?

Loja e shahut është cilësuar si një lojë mbretërore e cila ka treguar evidenca të pa kundërshtueshme në zhvillimin e trurit. Ja cilat janë disa nga përfitimet e Shahut:

  • Rrit IQ( inteligjencën)

Në një studim të kryer në Venezuele, me 4000 pjesmarrës studentë, tregoi që vetëm për 4 muaj lojë shahu me instruktor, solli një rritje IQ të dukshme si tek djemtë dhe vajzat.

  • Ndihmon të parandalojë Alzhaimer

Individët në moshën mbi 75 vjeç, të cilët e kanë angazhuar veten në aktivitete që e stërvisin trurin kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë demencë, në ndryshim nga bashkëmoshatarët e tyre që nuk i ushtrojnë këto aktivitete.

  • Stërvit të dy hemisferat e trurit

Në një studim Gjerman u tregua që individët që luajnë shah nuk kanë vetëm një aktivizim të hemisferës së majtë të trurit ( ku dentritet rriten duke aktivizuar sinjalet e trurit, dhe zvillohet cortexi prefrontal i cili koordinon planifikimin, gjykimin dhe vetë kontrollin) por aktivizohet edhe hemisfera e djathtë ( në të cillin zhvillohet më shumë kreativiteti, origjinaliteti ).

  • Përmirëson memorien/kujesën

Të jesh një lojtar i mirë në shah do të thotë të mbash mend se si kundërshtari juaj ka vepruar në të kaluarën duke bërë edhe lëvizje që të kanë ndihmuar të fitosh edhe më parë. Një studim me nxënës tregoi një përmirësim të dukshëm të memories dhe aftësi më të mira organizative tek fëmijët , duke sjellë rritje të nivelit të performancës akademike.

  • Rrit aftësitë për zgjidhejn e problemeve

Loja në shah është si një puzzle e madhe që kërkon të zgjidhet , dhe të zgjidhet në ajër, sepse kundërshtari i ndryshon vazhdimisht parametrat.

  • Përmirëson përqendrimin

Loja kërkon një përqendrim të vazhdueshëm. Të mendosh për diçka tjetër gjatë lojës, do të sillte humbjen e lojës. Pasi nuk do të mundesh ti kërkosh kundërshtarit të të tregojë çfarë lëvizje bëri nqs ju vetë nuk tregoni vëmendje.

  • Të mëson planifikimin dhe largpamësinë

Të luajnë adoleshentët shah, mund tu shpëtojë jetën. Pasi siç thashë kjo lojë zhvillon korteksin prefrontal të trurit që është përgjegjëse për planifikimin, gjykimin dhe vetëkontrollin. Pra, adoleshentët janë shkencërisht të pa maturuar der sa kjo pjesë e trurit të zhvillohet. Lojrat strategjike promovojnë zhvillimin e korteksit prefrontal duke i ndihmuar adoleshentët të marrin vendime më të mirëmenduara në të gjitha fushat e jetës. Mund t’i mbajë larg marrjes së vendimeve të nxituara dhe impulsive që bëhen edhe të rrezikshme, vendime të cilat e shoqërojnë një adoleshent.

 

Lojra të tjera që kanë treguar efikasitet në stërvitjen e trurit janë gjithashtu të gjitha ato lojra që mbartin në vetvete planifikim dhe strategji si: Sudoku, Monopoli , Fjalëkryqe, Lojrat matematikore dhe ndërveprimi me individë që kryejnë aktivitete sfiduese.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top