Trauma transgjenerative është transferimi i dhimbjes emocionale, fizike ose sociale nga një person tek pasardhësit e tyre. Ajo shkon shumë më thellë se sa sjellje e mësuar. Bëhet fjalë se si ndikimi mjedisor mund të ndryshojë shprehjen e gjeneve të caktuara…
Në fakt, koncepti i traumës transgjenerative ose ndër breza e ka origjinën në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht atëherë studime të ndryshme vërtetuan se fëmijët dhe nipërit e të mbijetuarve të Holokaustit shfaqën disa simptoma të traumës. Makthet dhe problemet emocionale të sjelljes treguan se trauma origjinale e gjyshit ose prindit kishte efekte të gjera.
Trauma e pakontrolluar dhe e shtypur pothuajse gjithmonë rezulton në stres post-traumatik dhe depresion kronik.Pasardhësit e personit që pëson traumën origjinale nuk do të zhvillojnë domosdoshmërisht të njëjtat çrregullime. Megjithatë, ata do të jenë shumë më të prekshëm se njerëzit e tjerë që vuajn ndaj ankthit, stresit dhe depresionit.
Trauma e pakonfrontuar dhe efekti i saj në gjenetikë
Pikëllimi dhe trauma e pa ballafaquar ndikojnë gjeneratat e mëvonshme në mënyra të ndryshme.
Nuk mund të harrojmë, se nivelet e ngritura të kortizolit në gjak gjatë shtatzënisë ndikojnë në zhvillimin e vetë fetusit. Në faktpërjetimi i niveleve të larta të stresit dhe ankthit gjatë kësaj periudhe mund të “programojë” disa sisteme biologjike në fetus. Kjo e bën foshnjën të predispozuar për një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh emocionale.
Nga ana tjetër, pikëllimi i pakonfrontuar ose trauma e pamenaxhuar është një lloj “qarku i shkurtër” neuronal. Ajo ndryshon ADN-në tonë në një mënyrë të pavetëdijshme i bllokon pasardhësit tanë në një lloj solidariteti kolektiv dhe të pavetëdijshëm me traumën origjinale.
Burimi/Exploring your mind
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.