Së fundmi studiuesit në Universitetin e Nebraska-Lincoln përdorën disa pyetësorë për të zbuluar se pse gratë iu dërgonin foto ‘nudo’ burrave. Arsyeja ishte sepse ato e shihnin atë si një detyrim ose pjesë e të qenit në një marrëdhënie romantike. Studiuesit u shprehën se:
Gratë shpesh dërgojnë imazhe nudo te burrat, por motivet e tyre për të dërguar nudo janë të paqarta. Gratë janë shumë të vetëdijshme për motivet e dërgimit të këtyre fotove.
Ndërkaq, ‘sexting’ nëse nuk e dini është një term i gjerë dhe mund të përfshijë tekste eksplicite seksuale, fotografi apo video. Për këtë studim, akademikët u fokusuan në fotot nudo të dërguara nga gratë te partnerët dhe motivet e tyre për ta bërë këtë. 207 gra pjesëmarrëse në studim ishin studente të kolegjit nga SHBA, të moshës 19 dhe 27 vjeçe, të cilat kishin dërguar të paktën një foto nudo gjatë jetës së tyre. Për më tepër, disa gra u shprehën se ishin të motivuara nga një ndjenjë pushteti dhe kontrolli.
Në disa raste, gratë përmendën dhunën ose detyrimin si arsye që dërgonin foto nudo që partneri të mos ndahej me to ose të mos bëhej më abuziv. Ndërkaq, të gjithëve u ka ndodhur të paktën një herë të pyesin veten se sa shpesh është e nevojshme të kryeni marrëdhënie seksuale në një marrëdhënie që mund të përkufizohet si e shëndetshme apo normale.
Shkenca e ka bërë tashmë këtë pyetje, duke u përpjekur të japë një përgjigje. Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Torontos dhe i publikuar në revistën “Social Psychological and Personality Science” ka identifikuar se duhet të kryeni marrëdhënie seksuale 5 herë në muaj, pra të paktën një herë në javë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.