Mirëqenie

July 12, 2016 | 9:45

Çfarë gjendet në një cigare? Shumica e njerëzve nuk e dinë

Shumë njerëz janë të pa informuar rreth komponetëve që përbëjnë një cigare. Një studim i ri ka zbuluar se shumica e duhanpirësve nuk e kanë idenë se çfarë kimikatesh thithin.

“Nga 7000 përbërës të cigareve, 93 prej tyre në mënyrë të veçantë janë mjaft toksikë”, shprehet Dr Kurt Ribisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA.

“Është mjaft e habitshme se relativisht pak njerëz kanë dëgjuarpër to, por shumica ishin të interesuar të dëgjonin më shumë rreth tyre,” tha për Reuters,  Ribisl.

Të anketuarit kanë kërkuar që për këtë të ketë  informacion mbi paketat e cigareve dhe një e katërta do të donte që të ketë qasje online.

Ribisl dhe kolegët e tij  anketuan rreth 5000 të rritur të SHBA-së me telefon.

Pothuajse një e katërta e të anketuarve kanë raportuar se janë duhanpirës, duke thënë se ata kishin pirë çdo ditë për muajin e kaluar.

Hulumtuesit zgjodhën 24 kimikate të dëmshme në duhan dhe i ndanë në gjashtë grupe me nga katër. Çdo pjesëmarrës iu përgjigj pyetjeve në lidhje me një grup prej katër kimikatesh, të zgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Më shumë se një e katërta e të anketuarve thanë se kishin kërkuar informacion mbi përbërësit e tymit të duhanit. Më shumë se gjysma thanë se do të preferonin të shihnin këtë informacion mbi paketat e cigareve.

Vetëm tetë për qind e të intervistuarve e dinin se të paktën tre nga katër kimikate ishin të pranishme në tymin e duhanit

Studiuesit thonë se këto informacione i ndihmojnë duhanpirësit për të marrë një vendim të informuar, si dhe mund të ndryshojë sjelljen e tyre ndaj duanit.

“Nëse njerëzit dëgjojnë për këto komponentë tronditen”, thonë studiuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top