Çfarë ju tërheq te dikush? Format e mira fizike? Një intelekt i mprehtë? Tërheqja është një nga misteret më të mëdha të njerëzimit. Ne të gjithë duam të jemi tërheqës, fizikisht, intelektualisht, madje edhe shpirtërisht. Kjo është pjesë e natyrës njerëzore.
Çfarë na tërheq tek të tjerët mund të jetë e vështirë për t’u artikuluar. Edhe nëse vijnë fjalët, ato shpesh nuk pikturojnë foton e tërë. Tërheqja është një temë e gjerë dhe komplekse, që duket e pamundur për t’u përcaktuar. Është edhe më e komplikuar më tej nga preferenca kulturore dhe personale. Ajo që është tërheqëse për mua mund të jetë e neveritshme për ju, dhe anasjelltas.
Shkencëtarët dhe Profesorët nga Universiteti i Lübeck morën në studim 50 meshkuj dhe 50 femra. Ata studiuan sjelljen dhe aktivitetin e trurit nëpërmjet përdorimit të teknologjisë fMRI.
Çuditërisht, ata gjetën se parashikuesi më i fuqishëm i tërheqjes nuk është pamja fizike, por “mendja emocionale”.
Sipas këtij studimi, të kuptuarit emocional midis dy personave është shumë i rëndësishëm. Studiuesit shprehen se, “ ne nuk mund të dimë sesa inteligjent apo tërheqës është dikush, por në qoftë se ai shkatërron energjinë tuaj, nuk është për ju. Kimia e vërtetë është më shumë se pajtueshmëri intelektuale. Përtej sipërfaqes, ju duhet të jeni intuitivë dhe të qetë.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.