FB

October 22, 2021 | 8:37

Çfarë janë “mendimet ndërhyrëse” dhe si ndikojnë ato tek ju?

Ndërsa mund të jenë ndonjëherë pozitive, mendime të tilla shpesh janë një përvojë shqetësuese. Në rastin më të keq, ato marrin formën e mendimeve vetëvrasëse ose mendimeve të afta për të dëmtuar veten (ose të tjerët).

Cilat janë mendimet ndërhyrëse?

Ato janë modele negative të sjelljes në mendjen tonë që përsëriten shpesh dhe veprojnë sikur të jenë pjesë e jona. Këto janë zakone shkatërruese që mund të shkaktojnë stres negativ në tru dhe trup, në marrëdhënie dhe në jetë.

Kohëzgjatja e mendimeve ndërhyrëse varet nga individi dhe duhen të paktën 63 ditë për të modifikuar rrjetin nervor dhe për të krijuar një model të ri të të menduarit. Mendimet ndërhyrëse dhe negative mund të konsumojnë shumë energji dhe kështu të ndikojnë në qelizat e trurit dhe të çojnë në depresion të mundshëm, jofleksibilitet, rezistencë ndaj ndryshimeve, ndërsa në të njëjtën kohë truri përpiqet të ruajë ekuilibrin.

Këshilla se si të merreni me mendimet ndërhyrëse:

Bëni ushtrime qetësie dhe përqendrimi: kjo do të thotë frymëmarrje e thellë, meditim, lutje ose joga – gjithçka që ju nevojitet për të balancuar lidhjen mendje -tru dhe për të lehtësuar rrjedhjen e energjisë në tru.

Praktikoni zhvillimin e të menduarit të mundësive: Kërkoni mënyra dhe mundësi të ndryshme për të perceptuar situatën sepse edhe situatat më të këqija kanë zgjidhje.

Praktikoni distancimin kohor: përqendrohuni në të menduarit afatgjatë, ndryshoni perspektivat dhe lehtësoni presionin emocional. Kjo do të thotë të mendoni paraprakisht se si do të ishte situata në të kaluarën ose të ardhmen dhe nëse do të ishte e vlefshme për ju. Gjithashtu, mendoni së pari për atë që keni mësuar dhe si të ndryshoni veten.

Menaxhoni mendjen dhe stilin e jetës tuaj: Nëse jeni të vetëdijshëm për fuqinë tuaj mendore, do të jetë më e lehtë të kontrolloni mendimet ndërhyrëse që shkaktojnë kaos në mendjen tuaj. Në këtë mënyrë do të mësoni të dëgjoni, veçanërisht veten dhe të përshtateni me atë që mendoni dhe ndjeni dhe gjithashtu do të mësoni të reagoni ndaj njerëzve dhe ngjarjeve.

 

 

 

Burimi / https://italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top