FB

April 12, 2022 | 10:30

Çfarë ka zbuluar studimi i ri për infektimin me Omicron, ja çfarë ndodh me personat që kanë kryer tre doza vaksine

Nëse infektohesh me Omicron tani dhe ke kryer tre doza vaksine, simptomat që shfaq virusi janë shumë më të lehta edhe se ato të ftohjes së zakonshme, ka zbuluar një studim i ri.

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar studiuan 62,000 njerëz të vaksinuar gjatë shpërthimit të variantit Omicron. Nga studimi rezultoi se personat që kishin kryer një dozë vaksine përforcuese, pra dozën e tretë, shfaqen simptoma për 4.4 ditë, krahasuar me 8.3 ditë tek personat që kishin bërë dy doza.

Tre injeksionet e vaksinës kundër koronavirusit gjithashtu e bënë Omicron që simptomat t’i zgjasin në kohë sa gjysma e ditëve në të cilat një person është i sëmurë kur ftohet zakonisht, e që zgjasin nga 7-10 ditë. Gjetjet treguan se virusi Covid tashmë është bërë më pak virulent dhe se marrja e një doze përforcuese redukton në mënyrë drastike periudhën simptomatike.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top