FB

February 29, 2024 | 6:25

Çfarë komunikon ngjyra në buzët tuaja?

 

Ngjyra që zgjidhni për buzëkuqin tuaj gjithmonë komunikon diçka për veten dhe gjendjen tuaj emocionale, edhe kur nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm. Por çfarë komunikon? Besim, sensualitet, introversion: çdo nuancë buzëkuqi përcjell pak a shumë mesazhe të fshehura.

buzekuq

 

Fillimisht është mirë të flasim pak për vlerën simbolike të buzëkuqit. Nuk është thjesht një kozmetikë, një mjet që përdoret për të zbukuruar dhe kënaqur shikimin e të tjerëve. Buzëkuqi përcjell kuptime psikologjike dhe kulturore. Në fillim të shekullit të njëzetë, buzëkuqi simbolizonte luftën feministe kundër shtypjes së mashkullit, për njohjen e të drejtave të grave. Buzëkuqi simbolizonte vullnetin e grave për vetëvendosje. Por vënia e buzëkuqit, si dhe grimi në përgjithësi, ka edhe një vlerë terapeutike. Shërben për të vendosur një lloj filtri mes vetes dhe botës, një maskë të vogël për t’u dukur ndryshe nga ajo që ndjen, ose për të komunikuar plotësisht me vetëdije gjendjen aktuale shpirtërore.

Vendosja e buzëkuqit është pjesë e ritualit të kujdesit për veten dhe për këtë arsye është një mënyrë për t’u shfaqur në një mënyrë të caktuar, që do të thotë të duash të komunikosh diçka. Ndonjëherë ky komunikim përmes buzëkuqit është i vetëdijshëm, herë të tjera jo. Disa ditë ne përdorim natyrshëm një buzëkuq ngjyrë tullë, ditw të tjera më të purpurt. Mendojmë se kjo ndodh për shkak se duam ta përputhim grimin me veshjen, por e vërteta është se pas çdo vendimi fshihet një arsye psikologjike. 

 

Pasioni dhe forca: buzëkuq i kuq

Kjo është ndoshta kozmetika më klasike nga të gjitha. Shumë ikona të kinemasë dhe argëtimit shpesh kanë zgjedhur buzëkuqin e kuq për t’u shfaqur. Femra që zgjedh buzëkuqin e kuq është e sigurt dhe e guximshme dhe ka pasion jo vetëm në fushën sentimentale, por edhe në punë apo karrierë.

 

Harmoni dhe dinamizëm: buzëkuqi koral

Nuanca e ndritshme dhe e gjallë e kësaj ngjyre pasqyron një personalitet po aq të këndshëm dhe të çuditshëm. Kjo nuancë është e përshtatshme për femrat pozitive plot energji, të cilat duan të përcjellin shkëlqim dhe gëzim.

 

Thjeshtësia dhe romanca: buzëkuq rozë

Ata që zgjedhin këtë ngjyrë sigurisht që kanë një temperament të qetë dhe delikat. Roza shpreh romancën dhe butësinë, pothuajse në një mënyrë fëminore.

 

Enigma dhe magjepsja: buzëkuq ngjyrë vjollce

Femra që zgjedh buzëkuqin ngjyrë vjollce ka një personalitet enigmatik dhe joshëse. Qëllimisht e guximshme, por me një vello misteri, kjo nuancë është e përshtatshme për gratë e çuditshme dhe intuitive.

 

Balancë dhe siguri: buzëkuq nudo

Ngjyrat nudo janë më të njohurat në mesin e femrave me vetëbesim dhe të ekuilibruar, të cilat nuk kanë nevojë të fshihen, por që e duan rendin dhe qetësinë.

 

Tani që e dini se çfarë kuptimesh dhe personalitetesh lidhen me ngjyrat e buzëkuqve, do të jeni në gjendje të kuptoni më mirë se çfarë fshihet pas ngjyrës që keni preferuar të vishni në një ditë të caktuar, si dhe të dini më shumë për gratë që ju rrethojnë dhe atë që ato duan të shprehin.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top