Shpesh, njerëzit fillojnë të praktikojnë ushtrime përqendrimi, meditim, ushtrime vetëdisiplinore ose ndonjë program tjetër që ka të bëjë me përmirësimin e vetvetes ose rritjen shpirtërore, por nëse nuk përjetojnë rezultate të menjëhershme dhe spektakolare, ata ndalojnë dhe e braktisin.
Çfarë mund të bëni për të qëndruar të motivuar dhe entuziastë?
- Lexoni 10 minuta në ditë për atë që dëshironi të bëni ose të përmbushni
- Çdo ditë, lexoni për njerëzit që arritën sukses duke qenë këmbëngulës
- Çdo ditë, gjeni një vend të qetë, dhe për disa minuta vizualizoni veten duke vepruar me entuziazëm dhe motivim
- Çdo sukses kërkon përkushtim, kohë, këmbëngulje. Kjo do të thotë që nuk duhet të heqësh dorë shpejt
- Ka një histori të mirënjohur për një kërkues ari, i cili, pasi gërmoi në një thellësi, nuk gjeti asgjë, hoqi dorë dhe u largua. Pastaj dikush tjetër erdhi, dhe pas gërmimit vetëm disa centimetra më shumë e gjeti atë. Duhet të jeni të durueshëm dhe këmbëngulës, edhe nëse nuk shihni ndonjë përparim, sepse suksesi mund të jetë vetëm disa centimetra larg.
- Asnjëherë mos e konsideroni atë që po bëni si lodhje
- Vazhdoni të mendoni për përfitimet e asaj që po bëni
- Mos harroni, kjo është jeta juaj, dhe ju jeni përgjegjës për të
- Vazhdoni të mendoni se sa i lumtur do të jeni pas arritjes së suksesit
- Asnjëherë mos hiqni dorë, por vazhdoni, vazhdoni…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.