Këshilla & Arsye

September 7, 2017 | 9:09

Çfarë mund të bëni për të qëndruar të motivuar dhe entuziastë?

Shpesh, njerëzit fillojnë të praktikojnë ushtrime përqendrimi, meditim, ushtrime vetëdisiplinore ose ndonjë program tjetër që ka të bëjë me përmirësimin e vetvetes ose rritjen shpirtërore, por nëse nuk përjetojnë rezultate të menjëhershme dhe spektakolare, ata ndalojnë dhe e braktisin.

Çfarë mund të bëni për të qëndruar të motivuar dhe entuziastë?

1

  • Lexoni 10 minuta në ditë për atë që dëshironi të bëni ose të përmbushni
  • Çdo ditë, lexoni për njerëzit që arritën sukses duke qenë këmbëngulës
  • Çdo ditë, gjeni një vend të qetë, dhe për disa minuta vizualizoni veten duke vepruar me entuziazëm dhe motivim
  • Çdo sukses kërkon përkushtim, kohë, këmbëngulje. Kjo do të thotë që nuk duhet të heqësh dorë shpejt
  • Ka një histori të mirënjohur për një kërkues ari, i cili, pasi gërmoi në një thellësi, nuk gjeti asgjë, hoqi dorë dhe u largua. Pastaj dikush tjetër erdhi, dhe pas gërmimit vetëm disa centimetra më shumë e gjeti atë. Duhet të jeni të durueshëm dhe këmbëngulës, edhe nëse nuk shihni ndonjë përparim, sepse suksesi mund të jetë vetëm disa centimetra larg.
  • Asnjëherë mos e konsideroni atë që po bëni si lodhje
  • Vazhdoni të mendoni për përfitimet e asaj që po bëni
  • Mos harroni, kjo është jeta juaj, dhe ju jeni përgjegjës për të
  • Vazhdoni të mendoni se sa i lumtur do të jeni pas arritjes së suksesit 
  • Asnjëherë mos hiqni dorë, por vazhdoni, vazhdoni…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top