Psikofakt

March 6, 2018 | 11:29

Çfarë na edukojnë psikologjikisht filmat vizatimorë?

Dr.ssa Ilaria Cadorin, psikologe, psikoterapeute në grup

Dr.ssa Ilaria Cadorin, psikologe, psikoterapeute në grup

Ashtu si në përralla, filmat me kartonë mund të trajtohen edhe në psikologji si material “edukativ” (p.sh. “Jeta ime si kungulleshë” dhe “Nga jashtë, brenda).

Në filmat vizatimorë, në fakt, aspekti psikologjik bëhet një çelës i mundshëm për të kuptuar sjelljet dhe mënyrat e të bërit ose të qenit gjithashtu “patologjik”, duke devijuar nga ekuilibri.

cartoni-psicologia

Hirushja – D.O.C. – Çrregullim i Pandreqshëm Kompulsiv

cenerentola-03-1024x576“Hirushja” ishte pseudonimi që motrat i kishin vënë, sepse ajo qëndronte gjithmonë e ulur pranë hirit të zjarrit pas një ditë të gjatë pune. Në filmin vizatimor, Hirushja është shumë e përkushtuar ndaj pastrimit të shtëpisë dhe kjo na bën të mendojmë për Çrregullimin e Pandreqshëm Kompulsiv, i përkufizuar si “larëse dhe pastruese”. Njerëzit që vuajnë prej saj, janë të fiksuar nga frika e sëmundjeve apo infektimi nga mikrobet, bakteret dhe viruset.

Për të eliminuar çdo mundësi kontaminimi, këta persona vendosin shtojnë në sjelljet e tyre zakone të reja, të tipit, si të lajnë sa më mirë veten, apo të pastrojnë shtëpinë dhe objektet e saj për orë të tëra.

Lady Oscar – Transgender

lady-oscar-2-maxw-654“Transgender” është një term relativisht i ri për të identifikuar një person që nuk përkufizohet në bazë të orientimit seksual. Në të gjithë filmin vizatimor, Lady Oscar kalonte shpesh në të besuarit që Lady Oscar ishte një mashkull i dashuruar me sovranin apo kampionia femër që kish rënë në dashuri me mikun e saj. Pra: çfarë ngatërrese Zonja Oscar! Në cilën anë je? Përgjigjja mund të jetë “nga asnjëra anë”, ose më mirë, “mbi secilën”, në një gjini jo qartësisht të identifikueshme.

Mbretëresha e “Liza në botën e çudirave” – Çrregullim Bipolar

alice-e-regina-di-cuoriNëse ju kujtohet filmi vizatimor i Lizës në botën e çudirave, mbretëresha luhatet në sjelljet ndaj Lizës. Një herë i ofron dashuri të madhe, e në çaste të tjera shfaq zemërim dhe urrejtje të pakontrollueshme. Në bipolaritet, alternohen papritur apo gradualisht fazat depresive apo ato maniake. Disa nga shenjat e fazës depresive janë: depresioni i vazhdueshëm në gjendjen shpirtërore ose dëshpërim, mungesë interesi apo kënaqësie për të gjitha llojet e aktiviteteve, humbje apo shtim të peshës trupore, oreksit, rritjes apo reduktim të gjumit, acarim apo përhumbje, lodhe apo mungesë energjie, ndjenja të papërshtatshmërisë, fajësim, mungesë vetëvlerësimi, përqendrimi dhe paaftësi për të marrë vendime.

Nga ana tjetër, në fazën hipermaniakale apo maniake, shenjat mund të jenë: shtim të vetëvlerësimit apo ndjenjës së madhështisë, nevojë të pakësuar gjumi sepse ndihet se është ekstremist energjik, dëshirë për të ndryshuar opinionet dhe idetë, shpërqendrim i lehtë, rritje të aktivitetit, axhitim mendor dhe fizik, përfshirje e tepërt në aktivitete që mund të kenë pasoja të rrezikshme, (siç mund të jetë, shpenzimi i tepërt i parave, dhënia e makinës në mënyrë të rrezikshme, apo ndërmarrja e aktiviteteve seksuale të pazakonta për të).

Princi i Borëbardhës  – Nekrofilia

biancanevePrinci që puth Borëbardhën, e vdekur, na bën të mendojmë në mënyrë argëtuese për nekrofilinë, ose më mirë të themi për perversitetin seksual që e bën të dashurojë dhe të ndjejë kënaqësi nëpërmjet veprimeve të bëra mbi një kufomë.

Bukuroshja e fjetur në pyll – Narkolepsia

la-bella-addormentata-nel-bosco-maxw-654Te ky film vizatimor, Princesha Aurora është viktimë e një magjie që shënjonte vdekjen kur të mbushte 16 vjeç, duke shpuar gishtin. Prindërit e princeshës thirrën zanat dhe njëra prej tyre, duke qenë se nuk mundej ta anulonte magjinë, e shndërroi dënimin me vdekje në një magji ku do të flinte 100 vjet, nga e cila princesha do të mund të zgjohej vetëm puthjes së një princi. Në psikologji flitet për “Narkolepsi”, që i referohet shqetësimeve të gjumit. Nuk bëhet thjesht fjalë që “të flesh shumë”, por për një patologji të mirëfilltë të shkaktuar nga humbja e vazhdueshme e neuroneve që prodhojnë hipokretinën, një neurotransmetues i domosdoshëm për të rregulluar ritmin gjumë-zgjim. Shenjat thelbësore i përkasin përkeqësimit të gjumit me praninë e “atakeve në gjumë” që manifestohen çdo 90/120 minuta.

Polina– Varësia

pollonPolina ishte në vajzë e lumtur që ndonjëherë përdorte pluhurin magjik për të bërë të lumtur njerëzit. Kënga thoshte: “Duket pudër, por nuk është/shërben për të të dhënë gëzim!”. Ky pluhur “magjik” që duket si pudër, por që nuk është e tillë, mos ndoshta në bën të mendojmë për drogën? Kokainën? Kjo drogë, p.sh: nëse merret në sasi të pakët, mund të provokojë gjendje të mëdha euforie, energjie, duke gjeneruar një shtrembërim të perceptimeve. Por, nuk janë gjithmonë këto efektet. Nuk janë të rralla në fakt, ndjesitë e ankthit, tensionit, irritimit dhe shqetësimit. Duke abuzuar në sasinë dhe shpeshtësinë e drogave, ndodhin gjithmonë efekte shkatërruese si: rritje e agresivitetit e shoqëruar me dridhje, marrje mendsh, spazma muskulore, ankth dhe paranojë. Edhe depresioni është një pasojë e marrjes së substancave. Euforia është vetëm efekti më i vogël dhe i parëndësishëm i drogave. Bëni kujdes!

Liza në Botën e Çudirave – Psikoza

1390580419_aliceKur realiteti ngatërrohet me fantazinë, në atë pikë sa të mos dallosh më dy pjesë të ndryshme mendore, atëherë bëhet fjalë për “psikozën. Te Liza në Botën e Çudirave dhe në përgjithësi tek ata persona që vuajnë nga psikoza, vihen re shtrembërime të perceptimeve të informacioneve që vijnë nga të dy anët, nga vetja dhe nga bota që i rrethon, dhe për pasojë, në leximin që pason këta stimuj.

E bukura tek “E bukura dhe Bisha” – Sindroma e Stokholmit

la-bella-e-la-bestiaE bukura është vajza bukuroshe që burgoset nga Bisha, që në fund dashurohet me të. Kjo është ajo që ndodh pikërisht në një situatë të përkufizuar si Sindroma e Stokholmit, në të cilën viktimat e burgosjes apo edhe viktimat e agresionit dhe të përndjekjes, dashurohen me agresorët e tyre. Kjo në mënyrë të pandërgjegjshme, mund të ndodhë si përgjigje emotive automatike ndaj traumës për shkak të të qenit viktimë apo peng, arsye për të cilën mendja e bën “të pranueshme” atë traumë, duke i shndërruar përjetimet negative dhe ankthioze në pozitive.

Flander te “Sirena e vogël” – Ankth dhe Panik

flanderA e mbani mend se sa në ankth dhe panik ishte peshku i vogël Flander, miku i Sirenës? Tek ai mund të shihet prania e Shqetësimeve nga Ankthi. Individi që është i prekur nga ky shqetësim, përjeton një gjendje të vazhdueshme shqetësimi për ngjarje të ndryshme. Shqetësim i tillë është i tepërt porsa i përket intensitetit, kohës dhe shpeshtësisë, krahasuar me rrethanat reale. Përtej këtyre shqetësimeve të tepruara ka edhe shenja të tjera që i shtohet kësaj diagnoze si: lodhje e madhe, tension muskulor, muskuj të tendosur dhe ndonjëherë që dhembin, vështirësi në përqendrim apo mungesë kujtese, rritim dhe acarim, shqetësime gjumi. Përveç ankthit, te Flanderi dallojmë edhe panik.

Përgatiti Orjona Tresa

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top