Është e rëndësishme të dini se si ta praktikoni dashurinë në jetën e fëmijëve tuaj në një mënyrë që i ndihmon ata të udhëheqin një jetë të balancuar dhe të lumtur. Dashuria është ndryshimi më i rëndësishëm pëp mirëqenien e fëmijëve tanë.
Në të vërtetë, sa më shumë që të tregoni dashuri me fëmijët tuaj me një puthje, një përqafim, edukimi përmes komunikimit, interesimi për to, po aq mirë do të zhvillohet edhe truri i tyre.
Përtej nevojave themelore të ushqimit dhe strehimit, edukimi dhe dashuria ndërtojnë shtegun për mbijetesën dhe lumturinë e fëmijëve.
Studimet tregojnë se duke folur me fëmijët, rrit kuptimin emocional, lidhjen shoqërore dhe aftësinë verbale. Ne, si prindër, mund të kërkojmë të kuptojmë se çfarë po ndodh brenda fëmijëve tanë, duke biseduar për mënyrën se si ndjehen, duke u dhënë atyre hapësirë për t’i kuptuar gjërat vetë dhe duke dëgjuar pyetjet e tyre rreth gjërave që janë të vështira për ta për t’i kuptuar.
Lidhja me anë të komunikimit zhvillon një ndjenjë besimi, pranimi si dhe aftësinë për të zgjidhur me sukses problemet. Dashuria mund ta ndryshojë botën nëse mund të ndryshojë trurin.
Fëmijët janë të zgjuar, ata e dinë se nuk mjafton të dëgjosh fjalët e famshme “Unë të dua”, nëse nuk mbështesin ndonjë lloj veprimi si diçka që do t’i bëjë ata të ndihen të dashur dhe të lumtur; gjeste të tilla do të kujtohen gjithmonë.
Ju keni shansin për të impresionuar ata duke shikuar botën nga perspektiva e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.