Marrëdhënie

October 7, 2017 | 14:00

Nga Afërdita Bano: Heronjtë e mi, prindërit!

Herët ose vonë secili nga ne do të përballet me humbjen e prindërve. Për dikë kjo ka ndodhur shumë herët dhe prindërit janë larguar pa krijuar ende rrudhat e para. Janë larguar papritur, duke lënë një hapësirë bosh të kohës që do të mund të kishin kaluar së bashku me fëmijët e tyre. Ata janë larguar por gjallëria e tyre, dëshirat dhe pritshmëritë nuk i ka venitur as vdekja.

Afërdita Kulla Bano, MSc. Psikologe Këshillimi

Afërdita Kulla Bano, MSc. Psikologe Këshillimi

Kur mendimet në jetën e zhurmshme e plot angazhime fluturojnë te prindërit kuptojmë papritur se sa shumë kohë mund të kishim kalur me ta e sa shumë fjalë të pathëna mund të kishim ndarë së bashku. Kuptojmë se ne fëmijët me egoizmin që ndonjëherë na karakterizon, kemi qenë një kapitull në jetën e prindërve tanë dhe se ata kanë qenë edhe fëmijë, kolegë e shokë. Kur plotësojmë pjesët e tërësisë së jetës së tyre, madhështia e tyre rritet edhe më shumë në sytë tanë. Në fjalimin e një mikeshe në funeralin e të atit, fjalët e tij të fundit ishin: parents_at_graduation_350x233Faleminderit baba, ti je heroi im. Këto fjalë tingëlluan ëmbëlsisht e bënë jehonë në zbrazëtinë që largimi i prindërve kishte lënë në qenien e saj. Që nga fëmijëria prindërit i kishin dhuruar dashuri pa kushte pavarësisht situatave, e kishin inkurajuar të ndiqte ëndërrat, të bëhej versioni më i mirë i vetes. Ata e mësuan Emën si të jetë e fortë, të jetë mirënjohëse dhe e pavarur. Fjala hero kumbonte ende brenda saj kështu që pas funeralit në një bllok të vjetër të zverdhur nga pluhuri e vitet, Ema radhiti disa nga arsyet se pse prindërit e saj ishin heronj për të. Ajo shënoi si më poshtë:
1.Ata gjithmonë dinin si të ndriconin ditët e mia, ata kishin çelësin e buzëqeshjes sime. Me veprime të thjeshta si një përqafim apo një telefonatë ata ishin dielli në ditët me shi.
2.Ata besonin tek unë edhe kur unë nuk besoja te vetja.
3.Ata më siguronin se të gjithë mund të gabojnë dhe se të gabuarit është proces i zhvillimit.
4.Kishin durimin t’i përgjigjeshin çdo pyetjeje e të shuanin çdo dyshim.
5.E dija që ata nuk do të më gjykonin kurrë.
6.Nuk harronin kurrë të më kujtonin se do të më donin.
7.Më mësuan të drejtën dhe të gabuarën.
8.Sa herë kthehesha në shtëpi gjeja gjithmonë mbi tryezë ushqimet e mia të preferuara.
9.Punuan shumë për të më dhënë jetën më të mirë të mundshme.
10.Kanë duruar nervozizmin dhe luhatjet e mia të humorit në adoleshencë.
11.Prindërit e mi më thoshin gjithmonë të vërtetën edhe kur ajo ishte e hidhur.
12.Ata më frymëzonin çdo ditë.
13.Ata ishin prindërit dhe miqtë e mi në të njëjtën kohë.
Lista e Emës ishte e stërgjatë dhe mund të vazhdonte pafundësisht nëse faqet e bllokut s’do të mbaronin. Ajo kishte lexuar dikur në fjalorin Webster se fjala hero do të thoshte njeri që kryen vepra të mira të njohura nga të tjerët. Po a kishte vepra më të mira se këto që sapo kishte shkruar? Ema atë çast duke parë drejt qiellit klithi: Mami, Babi ju jeni heronjtë e mi!

Marketing: psikologjia@revistapsikologji.com Cel: 068 20 548 46 / Tel: + 355 4 2 403 207 / rolandpanorama@gmail.com

Copyright © 2016 Revista Psikologjia.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com