FB

April 23, 2024 | 7:40

Çfarë ndikon në përdorimin e dro’gave sintetike tek të rinjtë? Psikologia harton pyetësorin zbulues, të cilin e gjeni me link

 

Shoqëria moderne në ditët e sotme po përballet me shumë sfida të ndryshme ku ndër to është edhe sfida e abuzimit të drogës nga të rinjtë ku efektet e abuzimit dhe ndikimi i tyre tek të rinjtë janë mjaft të mëdha. Tregu i drogave sintetike – amfetamina, metamfetamina dhe ekstazia (MDMA), si dhe versionet sintetike të kanabisit dhe opioideve si heroina – shkon në miliarda euro çdo vit dhe sofistikimi i prodhuesve dhe trafikantëve vazhdon të rritet. Në vendin tonë përdorimi i tyre është më së fundmi nga të rinjtë në shkolla, por edhe në koncerte apo klube nate.

gresantina-demajNjë pjesë e madhe e të rinjve frekuentojnë këto lloj barnatore në shoqëri. Ka shumë arsye të mundshme pse të rinjtë mund të përdorin drogëra sintetike, disa prej tyre mund të jenë:

-Ndikimi i mediave sociale dhe kulturës pop: Prezantimi i drogave në mënyrë pozitive në media sociale dhe në kulturën pop mund të ndikojë në pranimin e tyre nga të rinjtë.

-Perceptimi i rrezikut të ulët: Ndonjëherë, të rinjtë mund të perceptojnë drogat sintetike si më të pakëndshme sesa drogat e tjera, duke iu bërë më të lehtë për t’i përdorur.

-Kurioziteti dhe eksperimentimi: Disa të rinj mund të eksperimentojnë me drogat për të kuptuar efektet e tyre, pa kuptuar rreziqet që shoqërojnë përdorimin e tyre.

-Përballimi me stresin dhe presionin shoqëror: Disa të rinj mund të përdorin drogat për të përballuar stresin, ankthin, depresionin ose për të ndjekur me normën e një grupi shoqëror që i përdor ato.

-Disa droga sintetike janë më të lehta për t’u gjetur: Në disa raste, drogat sintetike mund të jenë më të lehta për t’u gjetur ose më të lira në krahasim me drogat e tjera.

-Faktorë gjenetikë dhe mjedis i rrethit: Në disa raste, predispozicioni gjenetik dhe mjedisi shoqëror i rrethit mund të ndikojnë në përdorimin e drogave nga të rinjtë.

feste

Ndërsa përdorimi i drogave sintetike po fut në kthetra shumë të rinj shumë pak flitet për efektet e tyre në organizëm, këto drogëra po shkaktojnë dëme të pakthyeshme deri edhe tek humbja e jetës.

Një nga problemet mjaft të diskutueshme në ditët e sotme është abuzimi i të rinjve me lloje të ndryshme, prandaj edhe qëllimi i këtij studimi është të shohim se a kanë njohuri të rinjtë rreth abuzimit të drogës si dhe ndikimi i përdorimit të drogës tek këta të rinj duke matur moshën, efektet dhe mjedisi social në të cilin ata rriten.

 

https://forms.gle/d9mtDTe52SAPaziE7

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top