Sheqeri është gjëja e parë që na shkon ndër mend të heqim nga dieta jonë kur fillojmë të hamë shëndetshëm. Por në fakt ka sheqerna të mira, të tilla si kallami i sheqerit ose ato që gjenden në fruta dhe perime, që mund të kontribuojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.
Kur konsumohen me sasi të caktuar, sheqernat e mira mund të qetësojnë nervat dhe madje mund t’ju pengojnë të shtoni peshë.
“Bright Side” tregon se mund të hani një sasi të moderuar sheqeri çdo ditë. Por çfarë mund të ndodhë nëse e lini sheqerin njëherë e përgjithmonë?
- Flokët mund të rriten më ngadalë.
Kallami i sheqerit është një diuretik natyral dhe ndihmon në largimin e toksinave dhe të kripës së tepërt nga trupi, duke e bërë më të lehtë punën e veshkave. Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, mund të shkaktohen komplikime serioze shëndetësore, duke përfshirë humbjen e flokëve. Shtimi i një sasie të vogël sheqeri në vaktet tuaja të përditshme është një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të pasur flokë me shkëlqim dhe të trashë.
- Lëkura juaj mund të jetë më e ndjeshme ndaj dëmtimeve mjedisore.
Kallami i sheqerit është i pasur me antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira që shkaktojnë pigmentim dhe plakje të parakohshme. Shijimi i disa copave të çokollatës së zezë gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të pasur një lëkurë me shkëlqim.
- Mund të shtoni kilogramë të tepërt.
Ngrënia e një sasie të moderuar të çokollatës së zezë mund t’ju japë ndjenjën e ngopjes dhe ju shpëton nga kilogramët e tepërt. Nëse e privoni veten nga ëmbëlsirat, atëherë do të jeni të prirur të konsumoni më shumë ushqim.
- Luhatjet e humorit mund të shpeshtohen.
Ndryshimet drastike në dietën tuaj nuk janë të lehta, dhe eliminimi i sheqerit mund t’ju bëjë të ndiheni të çuditshëm. Studimet kanë treguar se ngrënia e një sasie të vogël të çokollatës së zezë çdo ditë mund të ulë nivelet e stresit dhe t’ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe më të lumtur.
- Mund ta keni më të vështirë të përqendroheni.
Nuk mund të ngopeni kurrë me çokollatë të zezë, por lajmi i mirë është se mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për një provim ose një prezantim të madh. Çokollata e zezë përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe ngrënia e saj në sasi të caktuara është një mënyrë e shëndetshme dhe e shijshme për t’u bërë më të zgjuar.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.