Mirëqenie

November 8, 2016 | 8:11

Çfarë ndodh me trurin tuaj, pas një filxhan kafeje?

1

E keni menduar ndonjëherë se çfarë i bën kafeja e mëngjesit trurit dhe trupit tuaj? Vitin e kaluar farmacisti, Niraj Naik shokoi botën kur tregoi se çfarë i bën Coca-Cola trupit tonë.

Po kafeja? Përgjithësisht njerëzit pëlqejnë të zgjohen mëngjes për të pirë një kafe, apo duke e konsumuar atë, përgjatë  ditës. Por, çfarë  i ndodh trurit pasi ne pimë një filxhan nga pija e famshme?

Sipas, institutit të Shkencës së Informacionit për Kafen, kafeina konsiderohet si përbërësi kryesor i kafesë që prek funksionin e trurit. Një kërkim shtesë ka treguar përfitimet që kemi nga përdorimi i kafeinës në dietën tonë, si përmisimi i vëmendjes apo përfomancës fizike.

Autoriteti Europian për Kujdesin ndaj Ushqimit,  konkludon se 75 mg kafeinë, ndihmon për të rritur përqëndrimin dhe vigjilencën. Megjithëse, përmbajtja e kafeinës varion nga proçesi dhe përgatitja, një filxhan i zakonshëm kafe përmban 75-100mg kafeinë. Sipas një video të publikuar, pasi pijmë një filxhan kafe, kafeina kalon në gjak më pas transportohet gjatë gjithë trupit dhe në tru. Në tru adenozina sillet si sistemi qëndror depresiv, që transmeton ndjenjën e  lodhjes. Për shkak të strukturës së ngjashme, kafeina mund të bllokojë receptorët e adenozinës duke e zëvëndësuar në këtë mënyrë ndjenjën e lodhjes me atë të vigjilencës. Gjithashtu përmison punën e njerëzve që punojnë me shkresa, apo që vuajnë nga mungesa e përqëndrimit. Sidoqoftë, nëse dikush pi shumë kafe, mund të ketë pasoja negative pagjumësi apo hiperaktivitet.

Nuk duhet të pini kafe me stomak bosh, sepse stimulon prodhimin e acidit hidroklorik. Kjo mund të kthehet në një problem sepse ky acid duhet të prodhohet vetëm për të tretur një vakt.

Shumë nga përbërësit në kafe si psh kafeina apo edhe acidet e ndryshme të gjetura në kokrrat e kafesë mund të irritojnë stomakun tuaj. Ky njihet si problemi i atyre që vuajnë nga ulçera apo gastriti,  ndaj përgjithësisht doktorët këshillojnë që në këto kushte të shmangin kafen.

Sidoqoftë nëse je i shëndetshëm pirja e kafesë në mënyrë të moderuar mund të jetë një gjë e mirë. Gratë shtatëzëna apo ato që ushqejnë foshnjat me gji këshillohen të mos konsumojnë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë nga të gjitha ushqimet që mund të konsumojnë. ( Nëse llogaritet kafeina në kafe, 2-3 filxhana kafe).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top